Ditën e sotme një automjet tip “Volkswagen” e drejtuar nga 27-vjeçari F. H. ka aksidentuar një 52-vjeçar në aksin e vjetër Vlorë-Fier, pranë Panajasë.
/Shqiptarja.com
52-vjeçari E. D., ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprimet e mëtejshme procedurale, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Er.K/Shqiptarja.com











