DURRES- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në autostradën Durrës-Tiranë. Një automjet ka përplasur një 45-vjeçar, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mesohet se 45-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si pasojë e të cilit u plagos këmbësori.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com