Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qendër të Fierit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” të këtij qyteti.
 
Një mjet tip "Benz" ka aksidentuar një grua, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka identifikuar se viktima është Shpresa Mehmeti.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar nga uniformat e policisë së Fierit për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti rrugor.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)