Berat-Rreth orës 09:25 të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur Ura Vajgurore, një mjet tip “Benz”, me targa BR 0472 B, i drejtuar nga P.T., ka përplasur një motorçikletë me targa AD358, për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motoçikletës një 63 vjeçar me iniciale A.V,.

Drejtuesi motorit me iniciale A.V., është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit për të marrë ndihmë mjekësore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com