ITALI - Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e katër të rinjve ka ndodhur në orët e para të së dielës në Godega di Sant’Urbano (Treviso). Në makinën në të cilën ndodheshin katër djem, ka dalë nga rruga dhe të gjithë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Dy ishin 18-vjeçarë dhe dy 19-vjeçarë.
Ata po ktheheshin për në shtëpi rreth orës 02:30 pasi kishin dalë me njëri-tjetrin. Përplasja me pemën i mori jetën në mënyrë tragjike. Viktimat janë identifikuar si Daniele Da Re, Marco Da Re, të dy nga Caneva, Daniele Ortolan nga Orsago dhe Xhuliano Këllici me origjinë shqiptare, banues në Cordignano.
Katër djemtë po udhëtonin me një makinë të vogël tip ‘Volkswagen Polo’ e zezë. Menjëherë pasi kaluan Cordignano, një rrugë që lidh dy fshatrat Cordignano dhe Godega, kur makina bëri një kthesë në të majtë, doli nga rruga në të djathtë, duke u përmbysur në një kanal, përballë disa shtëpive.
Kanë qenë banorët që kanë njoftuar policinë dhe ambulancën pasi dëgjuan zhurmën dhe dolën menjëherë për të parë se cfarë kishte ndodhur. Sapo mbërritën forcat zjarrfikëse, bënë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.1%
-
Jo
19.2%
-
Ndoshta
10.8%
Vota total: 865
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Furgoni me turistë shqiptarë përplaset në Katania të Siçilisë, 16 të plagosur (FOTO)
20 Korrik, 17:39
-
Braktisi nënën invalide për të shkuar me pushime, arrestohet për vrasje me dashje gruaja në Itali
20 Korrik, 14:38
-
Itali/ 7-vjeçarja shqiptare humb jetën tragjikisht në liqen, babai kërkon drejtësi
19 Korrik, 16:51
-
Shëngjin/ I kërkuar për trafikun e 110 kg kokainë, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali
19 Korrik, 13:37
-
Prokuroria e Romës çon për gjykim ish-drejtuesit e Juventusit
18 Korrik, 13:59
-
Të kërkuar në Shqipëri për kultivim kanabisi e mashtrim, arrestohen 2 të rinj në Spanjë e Itali
17 Korrik, 08:32
-
Një gjarpër në ashensor, shikoni videon
12 Korrik, 20:56
-
Itali/Shqiptarit i gjejnë 979 pako me hashash në banesë dhe 30 mijë euro
12 Korrik, 18:53
-
Vidhnin sende me vlerë, shkatërrohet banda e grabitësve në Itali, në pranga 4 shqiptarë
12 Korrik, 17:45
-
VIDEOLAJM/ Delfini përfundon në breg, momenti pushuesit kureshtarë e kthejnë në det të hapur
11 Korrik, 16:49
-
Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen 80 kg kokainë të pastër
11 Korrik, 10:58
-
Itali/ Grupit kriminal italo-shqiptar i sekuestrohen prona me vlerë 2 milion euro, mes tyre dy Ferrari luksoze dhe 476 mijë euro cash
10 Korrik, 17:20