Një aksident është regjistruar në lagjen 10 të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”, ku një automjet ka përplasur një karrocë me një fëmijë.

Sipas të dhënave paraprake, nëna po kalonte rrugën me fëmijën 1 vjeç e gjysmë në karrocë, kur është përplasur nga automjeti. Shoferi e ka transportuar vetë të miturin drejt Urgjencës së Spitalit të Korçës.

Sipas bluzave të bardha, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, me drejtuesin e mjetit po vijojnë procedurat, ndërsa pritet të zbardhen edhe rrethanat e aksidentit.