Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Torovicë të Lezhës.
Një mjet tip 'Benz' ka aksidentuar për vdekje një këmbësor të identifikuar si Ndue Sokoli.
Burime bëjnë me dije se shoferi ka braktisur mjetin duke u larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të identifikuar drejtuesin e mjetit.
Komento