58-vjeçarja, Shkëndijë Halili ndërroi jetë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Punonjësja e pastrim gjelbërimit në Bashkinë e Delvinës, u përplas nga makina teksa punonte për pastrimin e rrugëve të qytetit.

Aksidenti fatal u shënua në orën 06:00 pranë sheshit qendror të Delvinës.

58 vjeçarja u transportua në gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve pasi kishte pësuar dëmtime në kokë. Koleget e 58-vjeçares me lot në sy shprehen një pjesë e zemrës së tyre u ka ikur sot.

‘Shumë e dhimbshme është por nuk di se çfarë të them aq më tepër që ndodhi në një ditë si kjo. Asaj i takonte që të dilte të festonte si të gjitha nënat e tjera shqiptare. Fati donte kështu. Nuk kam fjalë ishte një grua e mrekullueshme një shoqe e mirë, një grua punëtore e kishim krah në punë. Një gjymtyre e jona është shkëputur nga ne. Nga gjithë kolektivi jonë. Nuk kam fjalë.’- tha një prej kolegeve.

‘Ishte e papritur për ne. Secili punonte në sektorin e tij në mëngjes në orën 4 e 30 ka dalë nga shtëpia, na vjen lajmi në orën 6 që e ka përplasur makina. Na dhembte sa nuk ka më na ka ikur një pjesë e zemrës. Vajti 1 vit me ne që po punonte. Qe shumë vajzë e mirë e dashur me të gjitha.’- u shpreh një tjetër kolege.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë Mateo Rustemin. Duke drejtuar makinën me shpejtësi në rrugët e qytetit, 29 vjeçari përplasi për vdekjen punëtoren e pastrim-gjelbërimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:55
E përplasi makina, kolegët e 58-vjeçares në Delvinë në lot: Sot duhej të festonte, na ka ikur një pjesë e zemrës

Sot në ditën Ndërkombëtare të Gruas, Shkëndije Halili u përplas tragjikisht nga për vdekje nga një makinë, teksa po dilte për të punuar, në sektorin e pastrim gjelbërimit në bashkinë e Delvinës.

Kolegët e 58-vjeçares me lot në sy i shprehin ngushëllime familjes, dhe thonë se një pjesë e zemrës së tyre u ka ikur sot.