Shkodër-Një 43-vjeçar ka përplasur me makinë një vajzë 11-vjeçare në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:15, në aksin rrugor "Shkodër-Mjedë".

Sipas informacioneve paraprake raportohet se e mitura ishte duke ecur në këmbë teksa shoferi me inicialet D.U e përplasi.

Vajza është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.