TIRANE- Një person ka mbetur i plagosur në kryeqytet pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 pranë sheshit “Nënë Tereza”, pasi një makinë është përplasur me bordurën në anë të rrugës.
 
Shkak për aksidenti dyshohet të ketë qenë humbja e drejtit të automjetit nga ana e shoferit.
 
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Ndërkaq, në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
makina me logo
makina me logo
makina me logo

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)