Gjermani – Policia gjermane ka ndaluar një grup personash të cilët lëviznin nëpër qytet me një makinë tip BMW. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por policia mbeti e habitur kur pa se makina në të vërtetë ishte një pishinë pa targa dhe që nga anët ishte e rrethuar me dërrasa druri dhe lule artificiale.

Në automjet ndodheshin 4 meshkuj, ku 3 prej tyre ishin të veshur me rroba banjo. Pas ndalimit nga policia, kjo e fundit deklaroi se të gjithë personat ishin të dehur. Pasi policia urdhëroi të rinjtë që të ndalonin, këta u larguan me shpejtësi, duke bërë që edhe uji që ndodhej brenda makinës të derdhej jashtë makinës.
makine
Ata ndaluan në një park dhe braktisën makinë në tentativë për t’u fshehur. Por, drejtuesi i automjetit u dorëzua vetë në polici, pasi kishte harruar të merrte nga makina sendet e tij personale kur u arratis. Ai gjithashtu tha se nuk ishte drejtuesi i mjetit.

Policia është duke hetuar se kush ishte drejtuesi i makinës, i cili do të përballet me akuzat që drejtonte  një automjeti të paregjistruar dhe të mbushur me ujë.
makine

(v.gj/shqiptarja.com)