Makina që transformohet në aeroplan brenda dy minutash, fluturon 35 minuta

Një prototip i veturës fluturuese ka përfunduar një fluturim 35-minutësh mes Nitras dhe Bratislavës në Sllovaki.

Vetura aeroplan, e quajtur AirCar, është e pajisur me motor të prodhuesit gjerman të vmakinave BMW dhe funksionon me karburant të zakonshëm, me benzinë.

Dizajnuesi i kësaj veture, profesori Stefan Klein, tha se ajo mund të fluturojë rreth 1.000 kilometra në lartësi prej 2.500 metrash dhe deri më tani ka qëndruar në ajër rreth 40 orë.

Kësaj veture  i nevojiten vetëm dy minuta e 15 sekonda që të transformohet në aeroplan.

Gjatë testimit fluturues, të realizuar të hënën në mëngjes, Klein tha se gjithçka ishte normale dhe shumë e këndshme. Në ajër, automjeti arriti shpejtësi prej 170 kilometrash në orë. Me të mund të udhëtojnë dy persona me peshë të përgjithshme prej 200 kilogramësh. 

 

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston