Shkelja e rregullave të qarkullimit në rrugë nga shoferët shqiptarë tashmë i ka kaluar kufijtë e vendit. Kjo ka ndodhur në Zvicër me automjetin me targa shqiptare AA 373 ET, i cili sipas hetimeve të palës zvicerane është përgjegjës për thyerjen e kodit rrugor atje.
Ka patur apo jo pasoja shkelja e rregullave të rrugës apo aksidenti ku mund të jetë përfshirë ky mjet, ende nuk dihet, por Shqiptarja.com ka mësuar se ky mjet është një veturë model Daimler Chrysler në pronësi të shtetasit T.A.

(Kërkesa e autoriteteve zvicerane drejtuar policisë shqiptare)
Me një kërkesë drejtuar autoriteteve shqiptare policia rrugore zvicerane kërkon krijimin e identitetit te plotë (emër, mbiemer, datelindje, kode postar, vendbanim, gjendje financiare etj) të drejtuesit të automjetit me targë AA 373 ET, duke dëgjuar zotëruesin e atij automjeti në kohën e kryerjes së shkeljes duke u informuar se kundrejt tij ka filluar një procedim penal për dhunim të trafikut rrugor parashikuar nga legjislacioni zviceran, si edhe duke i komunikuar të drejtën për të emëruar avokat apo perkthyes.
Kjo kërkesë e palës zviceriane është miratuar nga Gjykata shqiptare e cila tashmë i kërkon policisë shqiptare të gjejë shoferin që pas shkeljes së rregullave në rrugë është larguar nga Zvicra.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com