Një aksident i fortë ka ndodhur në aksin Korçë–Maliq, pranë fshatit Lumalas, ku dy makina janë përplasur fort me njëra-tjetrën. Mësohet se i plagosur nga aksidenti ka mbetur drejtuesi i njërit prej dy mjeteve i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Përplasja ka qenë e rëndë siç shihet edhe nga pamjet dhe siç e konfirmon edhe policia. Në vendngjarje shihen makinat e shkatërruara, xhama të thyer të shpërndarë në rrugë dhe qytetarë që janë mbledhur rreth mjeteve të dëmtuara.
Sipas policisë, në aksident është përfshirë edhe një mjet i tretë por ka pësuar vetëm gërvishtje. Policia e qarkullimit rrugor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i plotë i policisë
"Më datë 18.03.2026, rreth orës 13:30, në aksin rrugor "Korçë-Maliq", pranë fshatit Lumalas, Korçë, automjeti me drejtues shtetasin K. G., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. Ç., i cili për pasojë, është lënduar dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Me drejtuesin tjetër, shtetasin K. G., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit."
Komente










