Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale ‘Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim” ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës.
Gjykata e Shkodrës e ka dënuar Emiljan Hajdaraj me 4 vjet e 8 muaj burgim.
Operacioni për kapjen e 48-vjeçarit u kodua “Buna 2021”.
“Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ëanted 2”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim:
-E. H., 48 vjeç, banues në Shkodër.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”, njoftoi sot policia e Shkodrës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
________
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










