Makinat plot kanabis dhe armë, arrestohen 4 persona të Tropojë

Makinat plot kanabis dhe armë, arrestohen 4 persona të Tropojë

Kanabisi i sekuestruar nga policia

Me drogë e arsenal armësh në makina, kapen dhe vihen në pranga 4 persona në Tropojë.

Të arrestuarit janë identifikuar si Besmir Mustavataj 35 vjeç, Besnik Mustavataj 32 vjeç, Armond Pepkolaj 26 vjeç dhe Kristjan Pepkolaj 26 vjeç.

Këta janë kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bajram Curri- Tropojë, në kryqëzimin e fshatit Sopot, duke lëvizur me automjetet tip  "Volkswgen" dhe "Benz".

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjete, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 33 kg kanabis e paketuar në qese, 3 armë zjarri ( 1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë tip Ecol),  900 euro, dhe dy automjetet tip "Volkswgen" dhe "Benz".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", kryer në bashkëpunim.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor