Erjon Braçe, zv/kryeministri i Shqipërisë, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ftuar edhe njëherë të gjithë të çmojnë mjekët për punën e tyre, ndërsa i bën thirrje sërish të moshuarve që të qëndrojnë në shtëpi. Sakaq  Braçe ka bërë ka edhe një 'këshillë' për ata që nuk rrinë dot pa treguar makinën.

Postimi i plotë i Braçes:

Miremengjes!

Nese e keni me zemer ate falenderimin, ate duartrokitjen #permjeket, #perinfermieret,

Atehere beni durim, çmoheni realisht sherbimin, sakrificen e tyre;

Ti qe je i moshuar, #rrineshtepi,

Ti qe del per pazar, #mbajdistancen e #lajduart kur kthehesh,

Ti qe nuk rri dot pa na treguar makinen e shtrenjte,

Beji foto e hidhi ne instagram,

Nuk do kush te te shoh rrugeve!

E gjitha nuk perballohet vetem-mjeket, infermieret vetem, ne vetem;

Jo, te gjithe bashke bejme tonen, gjene e duhur!

Edhe pak, #dojemimire!