
Aksidenti në të cilin humbi jetën ditën e djeshme Anila Grishaj, 26-vjeçare në kompaninë ushqimore Bocòn në Treviso, mund të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor.
Kështu bën me dije media italiane La Repubblica, duke ju referuar burimeve hetimore, sipas të cilave mekanizmi që shkaktoi vdekjen e të resë, është aktivizuar pa dashje nga një koleg i viktimës.
E reja shqiptare ishte në një pozicion të rrezikshëm, por me besimin se pajisja ishte çaktivizuar nga kolegu i saj. Makineria tashmë është sekuestruar.
Prokuroria Publike e Trevisos ka nisur ndërkohë një hetim për mundësinë e vrasjes nga pakujdesia. Sindikatat organizuan një protestë mëngjesin e sotëm jashtë uzinës, punonjësit e së cilës nuk kanë asnjë anëtar të sindikatës. Megjithatë, synimi i shoqatave është të kërkojnë një takim për të trajtuar më me kujdes çështjen e sigurisë.
Në mëngjes, një delegacion i inspektorëve u kthye në kompani. Sipas asaj që mësohet, aktiviteti prodhues ka rinisur rregullisht mëngjesin e sotëm, ndërsa i mbyllur ka mbetur një lokal i lidhur me kompaninë, i vendosur në të njëjtin pallat, ku kryhen aktivitetet e hotelierisë.
Lajmi kryesor:
Vdekja e 26-vjeçares shqiptare në Itali, makineria që i zuri kokën mund të jetë aktivizuar pa dashje nga një koleg! Nisin hetimet
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
32.1%
-
Jo
62%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 6210
Lajme të tjera
-
EMRAT/ Trafik heroine Turqi-Shqipëri-Itali, mbyllen hetimet për 4 shqiptarët! Kush ishte ‘koka’ e grupit
29 Nëntor, 13:00
-
Itali/ Treni përplaset me kamionin, dy të vdekur dhe disa të plagosur
28 Nëntor, 22:06
-
Kishin fshehur 37 doza kokaine në kapakun e lavatriçes, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë në Itali
28 Nëntor, 20:10
-
Aksidenti me 3 të vdekur në Shqipëri zbulon bashkëpunëtorin e vrasjes së arkitektit në Itali! Detaje, si policia ra në gjurmët e Mërgim Lazrit! Pritet ekstradimi
27 Nëntor, 23:00
-
Itali/ Pjesë e grupit 'Poter-Al', sekuestrohen pasuritë miliona euro të trafikantit shqiptar (EMRI)
27 Nëntor, 13:30
-
Po kthehej në shtëpi me biçikletë pasi pa ndeshjen, makina përplas për vdekje të moshuarin shqiptar në Itali
26 Nëntor, 16:10
-
Kirurgu shqiptar në Itali dënohet me 20 muaj burg për ngacmim seksual brenda urgjencës së klinikës
26 Nëntor, 08:35
-
Itali, vrasja e 22 vjeçares nga i dashuri i saj, protesta masive në Romë! Mbi 500 mijë persona marshojnë kundër dhunës ndaj grave
26 Nëntor, 07:45
-
Erëra të forta në të gjithë Italinë! Degët e pemës u thyen dhe u ranë në kokë, humb jetën 82-vjeçarja dhe plagosen dy gra
25 Nëntor, 18:30
-
Pjesë e ‘Bandës Rolex’, arrestohen tre shqiptarët në Itali
24 Nëntor, 23:03
-
Video/ Frikë për futbollistin! Balotelli përplaset me makinë dhe e shkatërron! I merret patenta
24 Nëntor, 13:24
-
Itali/ Makineria i zuri kokën 26-vjeçares shqiptare, nën hetim edhe CEO i kompanisë italiane
23 Nëntor, 11:42