Maks Velo: Perikli Jorgoni
ishte vetë letërsia

Maks Velo: Perikli Jorgoni <br />ishte vetë letërsia
Artisti i njohur Maks Velo ka vlerësuar mënyrën si Perikli Jorgoni bashkëjetoi me letërsinë duke e lidhur jetën me të.

"Për mua Perikliu ka qenë një njeri që e donte vërtetë letërsinë. Se unë shkrimtarët, poetët apo përkthyesit i ndaj në disa kategori: në ata që e kanë parë si profesion; në ata që e kanë parë si vjedhje në jetë dhe në ata që e kanë dashur vërtetë. Perikliu ishte një nga këta të fundit. Pra, Perikliu është vetë letërsia. Perikliu e kishte si ajrin, si bukën letërsinë dhe nuk e bënte për t'u dukur, nuk e bënte për të fituar. E kudo që dha mësim, kudo që punoi, të gjitha përkthimet e tij dallohen për këtë gjë. Edhe qëndrimi i tij modest në jetë, i tërhequr e pa kërkesa për pozicione udhëheqëse, të cilat mund t'i kish pasur... tregojnë se ishte një njeri i vërtetë që do t'u mungojë letrave shqipe.

I pyetur për aksidentet që po na marrin jetën e njerëzve në mënyrë tragjike, siç ngjau me Perikli Jorgonin, Velo thotë se "Kjo është një temë shumë e gjerë, në të cilën janë disa faktorë, faktorët ekonomikë, faktorët të kulturës sonë orientale, që nuk dinë të respektojnë e çmojnë njeriun, nuk dinë të vendosin rregulla, nuk dinë t'i japin rëndësi sinjalistikës. Ky është një problem shumë kompleks dhe doja të hapej në një rast tjetër si problem. Nuk mund të flas më shumë se nuk e di dinamikën sesi u zhvilluan ngjarjet e këtij aksidenti". Por Velo tha se ndjen dhimbje për humbjen e Perikliut. "Ai tek të gjithë njerëzit ka lënë një kujtim të mirë, si njeri që jetoi me shumë përgatitje letrare dhe me shumë dashuri në gjuhën shqipe".

(dh.h/eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij

Vlorë/ Dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij