FIFA caktoi Szymon Marciniak të Polonisë si gjyqtar për finalen mes Argjentinës dhe Francës. Edhe pse ai është një gjyqtar me shumë përvojë në nivelin më të lartë, ai nuk është dikush që Lionel Messi e kujton me dashuri të veçantë. Me polakun si arbitër, argjentinasi ka pasur humbje të dhimbshme në nivel klubesh.
Makthi daton në sezonin 2016/17. Me polakun në fushë, Messi mori dy goditje të rënda me Barcelonën. E para ishte disfata 4-0 që Blaugranët pësuan kundër PSG-së në fazën 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. Parisienët fituan ndeshjen e parë dhe më pas erdhi rikthimi i famshëm 6-1 në Camp Nou.
Barcelona u kualifikua në çerekfinale, ku u ndesh me Juventusin. Pikërisht në ndeshjen e parë në Torino, gjyqtar ishte edhe Marciniak. Messi me bashkëlojtarë mori një goditje tjetër. Ishte një fitore 3-0 për skuadrën italiane, me dy golat e Paulo Dybala dhe një tjetër gol të Giorgio Chiellini.
Në atë rast nuk kishte asnjë mrekulli. Juventus barazoi 0-0 në Camp Nou dhe eliminoi Barcelonën nga Champions League.
Messi arriti të balancojë rekordin e tij me polakun në të njëjtin Botëror. Marciniak gjykoi ndeshjen mes Argjentinës dhe Australisë në fazën e 1/8 së finales, të cilën Albiceleste e fitoi 2-1. Tani ata do të takohen sërish këtë të diel. Gjyqtari evropian do të jetë në krye të finales, ku Messi do të kërkojë të kulmojë një karrierë historike ndërkombëtare me titullin e Kupës së Botës.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.1%
-
Pak
81.2%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 543
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Lionel Messi rikthehet me gol nga dëmtimi, Inter Miami në çerekfinalet e Champions Cup
14 Mars, 12:34
-
VIDEO/ I njëjti gjyqtar, standarde të dyfishta! Marciniak s'i anuloi golin Messit, por e bëri me Alvarez
13 Mars, 10:50
-
Më shumë shanse për Shqipërinë dhe Kosovën, Botërori 2030 luhet me 64 skuadra
7 Mars, 13:50
-
Rikthehet Totti: Sa Topa të Artë do kishte fituar Messi po të luante 25 vite te Roma?
5 Mars, 16:01
-
VIDEO/ Lionel Messi i përgjigjet Cristiano Ronaldos me një supergol, Inter Miami kalon fazën në Champions Cup
26 Shkurt, 11:19
-
VIDEO/ Lionel Messi si asnjëherë më parë, bën sherr me gjyqtarin e ndeshjes dhe ndëshkohet me karton
25 Shkurt, 16:07
-
VIDEO/ U luajt në temperaturën -17 gradë, Lionel Messi i jep fitoren Inter Miamit
20 Shkurt, 11:08
-
Temperatura deri në -24 gradë dhe stuhi bore, shtyhet ndeshja e parë zyrtare e Lionel Messit në SHBA
18 Shkurt, 15:37
-
VIDEO/ Vit i ri zakon i vjetër, Lionel Messi shënon me Inter Miamin! Polemika gjatë ndeshjes
19 Janar, 22:06
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 15:59
-
Hillary Clinton, George Soros dhe Denzel Washington ndër të dekoruarit me medaljen më të lartë civile
4 Janar, 19:16
-
Zyrtare/ FIFA: Kupa e Botës 2034 do zhvillohet në Arabinë Saudite, Botërori 2030 në tre Kontinente të ndryshme
11 Dhjetor 2024, 16:46