Pa kaluar as edhe një muaj nga kongresi i CDU, që ishte mbledhur fort në mbështetje të Angela Merkelit, Gjermania është goditur nga atentati më i rëndë që ka pësuar deri më sot. Deri në mbrëmje vonë dje, policia u përpoq madje të mbante hapur edhe mundësinë e një aksidenti, por me konfirmimin e një atentati mu në zemër të Berlinit, për kancelaren në horizont shfaqet një fushatë elektorale vërtetë “malore”.
Shenjat që fondamentalistët kishin vënë në shënjestër tregjet e Krishtlindjeve, simboli i përsosur i një atmosfere feste vërtetë të ndjerë, ishin shumëfishuar në ditët e fundit. Alarmin e kuq e kishte ndezur sidomos lajmi i një sulmi të shmangur në një prej më të famshmëve tregje, ai i Ludvigshafenit, ku një fëmijë vetëm 12 vjeç ishte përpjekur që të shpërthente një bombë të futur në një çantë shpine. Fatmirësisht, tentativa e vogëlushit atentator kishte dështuar. Por kish qenë një rast i pastër.
Për kancelaren parashikohen kohë të vështira. Që dje kanë nisur polemikat e para mbi mungesën e çdo lloj mbrojtjeje, përreth tregut të vogël të Gedächtniskirche. Por në Gjermani, qeveria është përpjekur deri më sot që të ruajë një ekuilibër, mes nevojave për të garantuar sigurinë e njerëzve përballë kërcënimit islamik, dhe vullnetit për të ruajtur “liritë e Perëndimit”, siç i ka quajtur kancelarja.
Merkeli është përpjekur gjithmonë që të mbrojë sa më shumë që të mundt lirinë e qarkullimit në rrugë, pa u ndjerë vazhdimisht të rrethuar prej masave të sigurisë apo prej policisë, dhe shpesh herë ka përsëritur se nuk ka nevojë që gjermanët t’i dorëzohen frikës. Dhe është një ndjenjë që e ndajnë shumë njerëz në Gjermani.
Edhe gjatë Oktobrfestit kohët e fundit, kur ishte vendosur të ndërtohej, për herë të parë në histori, një gardh përreth festës popullore më të famshme në botë, nuk kishin munguar protestat. Nga ana tjetër, edhe përballë komenteve të parë luftënxitës që kanë ardhur prej eksponentëve të spikatur të Alternative fuer Deutschland, është e qartë se ndarja mes lirive perëndimore dhe mbrojtjes prej rreziqeve terroriste riskon të bëhet më e komplikuar, për “kancelaren e refugjatëve”. Edhe ekstremistët e Pegidas janë ndjerë: “Ej Merkel, a je krenare për atë që kanë bërë miqtë e tu në Berlin”? / La Repubblica – bota.al
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31