MALËSI E MADHE - Një 58-vjeçar u arrestua në flagrancën nga policia pas një kallëzimi të bashkëfshatarit të tij se e kish kanosur me automatik.
Kujtim Hotaj, banues në Malësinë e Madhe në gjendje të dehur ka shkuar në banesën e 54-vjeçarit me inicialet Q.R gjithashtu banues në Malësi të Madhe dhe e ka kërcënuar me automatik. Hotaj u arrestua më tej në banesën e tij pas kallëzimit të bërë nga i dëmtuari, ku policia i gjeti armën tip automatik model Zastava me një krehër në të, i cili ne fakt ishte pa fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe të zjarrit ” parashikuar nga neni 278/2 Kodit Penal.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com