Malaga rrezikon falimentimin. Bare del në shitje, rrezikon edhe Sadiku

Malaga rrezikon falimentimin. Bare del në shitje, rrezikon edhe Sadiku

Klubi i Malaga-s në La Liga-n e dytë spanjolle nuk po kalon aspak momente të mira nga ana financiare dhe sipas shtypit vendas atje rrezikon edhe falimentimin. Po për të mos shkuar deri në këtë pikë drejtuesit po mendojnë të shesin disa prej lojtarëve kyç të skuadrës siç është edhe mesfushori i kombëtares Keidi Bare.

Për shtatshkurtrin ka mjaft oferta të cilët vijnë edhe nga Liga, por që nuk i kalojnë shifrën 800 mijë euro. Për këtë arsye Malaga nuk kërkon të nxitohet pasi për kartonin e shqiptarit kërkon 2 mln euro. Nuk dihet ende se si do të shkojnë tratativat për Baren, por në klubin spanjoll luan edhe Armando Sadiku, e ardhmja e të cilit ashtu si Bare është në pikëpyetje.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja