Në një takim me të rinjtë në Elbasan deputetët e dy partive të koalcionit të majtë flasin për situatën politike të krijuar pas dorëheqjes së anëtarëve të KQZ. "Kredibiliteti i zgjedhjeve është i rëndësishëm dhe të gjitha partitë politike besoj se do të gjejnë një zgjidhje.
Ka të bëjë me procesin zgjedhor, ka të bëjë me kredibilitetin e qeverisë së ardhshme në sfidën e integrimit evropian"- tha Malaj. "Ky moment kërkon një reflektim të thellë tëtë gjitha forcave politik ku duhet të dominojë jo nxitja për kontrollin, por për ligjshmërinë"- tha Haxhinasto.
Malaj e Haxhinasto ishin të ftuar në seminarin me temë "Kultura e Elites sone te ardhshme politike", aktivitet i organizuar nga Keshilli Shqiptar i marredhenieve me Jashtë në bashkëpunim me Fondacionin gjerman " Friedrich Erbert".
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)