Malaj i "merr" Fullanin Gjin
Gjonit, më 15 Shtator në Apel

TIRANE - Kryetari i Gjykatës së Apelit Alaudin Malaj do vendosë këtë të hënë nëse ish-guvernatori Ardian Fullani do të vijojë të qëndrojë në burg ose jo. Vendimi pritet të merret në 15 shtator në orën 12:00, ku është parashikur të zhvillohet seanca gjyqësore për ish-guvernatorin Fullani, ish-kryeinspektoren e Përgjithshme Elivar Golemi, dhe punonjësit e tjerë të bankës si: Ilir Dedja, Bahri Allushi, Fatbardha Gurthi dhe Gentian Jahja. Burime pranë gjykatës së Apelit në Tiranë thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se kryegjyqtari Alaudin Malaj ka përdorur një klauzolë ligjore që i jep ligji, për përjashtimin e relatorit të një çështje, duke marrë vetë çështjen.

Në rastin konkret, kjo klauzolë sipas burimeve është përdorur duke përjashtuar, jo gjyqtarin mjat të përfolur Gjin Gjonin, por gjyqtaren tjetër të Apelit Edlira Petri. Gadishmëria e kësaj të fundit përfundon pikërisht në datën 15 shtator, ndërkohë që një ditë më pas në 16 shtator hyn në fuqi gadishmëria e gjyqtarin Gjin Gjoni. Siç duket për të shmangur debatet e shumta, lidhur me mundësinë e gjykimit të Fullanit nga Gjin Gjoni, kryegjyqtari Malaj ka përshpejtur gjashtë kërkesat për ndryshim të masës së sigurimit, duke i caktuar ato në datën 15 shtator. Më tej kryegjyqtari me atributet që i jep ligji ka përjashtuar nga ky gjykim gjyqtaren Edlira Petri, duke zgjedhur që Fullani, Golemi dhe katër punonjës të bankës të gjykohen nga vetë ai.

Malaj i "rremben" Fullanin Gjonit
Një ditë pas publikimit në A1 REPORT të lajmit se ankimimi i ish-guvernatorit Ardian Fullani për të ndryshuar “masën e “arrestit me burg” do të shqyrtohej në Apel nga gjykatësi Gjin Gjoni, këtë të Premte ka ndërhyrë Gjykata e Apelit duke hedhur një short të ri dhe duke ndryshuar trupën gjyqësore.
 
Seanca ndaj Fullanit dhe Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi do të zhvillohet ditën e hënë më 15 Shtator, teksa realtor në gjykim pas shortit ka rezultuar kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj me trupën gjyqësore Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri.

fullani
Emri i Gjin Gjonit, anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë mjaft të përfolur në skandalet e tij me fshehjen e pasurisë dhe vendimet e çuditshme ishte vendosur në kalendarin e paracaktuar nga Gjykata e Apelit për ankimimin e masave të sigurisë nga 16-30 shtatori. Ende nuk ka një shpjegim zyrtar pse ky ndryshim, pasi nga një vëzhgim i A1 Report një ditë më parë, në faqen e Gjykatës së Apelit ishin shpallur masat e programuara deri më datë 17 Shtator me realtor Gjin Gjonin. Nga ky vëzhgim nuk rezultonte që me 15 Shtator të kishte seancë ndaj ish-Guvernatorit Fullanit, por ky vendim është marrë vetëm sot duke bërë që të ndryshojë trupa gjykuese, e kryesuar tashmë nga Malaj.

Të kontaktuar nga A1Report, zyra e shtypit pranë Gjykatës së Apelit shpjegun se gjithçka është vendosur me shortin e hedhur këtë të premte, ndërsa vetë Gjoni nuk ka shprehur ende asnjë qëndrim për çështjen.

Avokati mbrojtës i Fullanit, Maks Haxhia deklaroi pak ditë më parë se në Gjykatën e Apelit do të kërkohet ndryshimi i masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë duke theksuar se të gjitha veprimet e bëra deri më tani nga prokuroria për klientin e tij janë të paligjshme, përfshi dhe arrestimin.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët