VLORE -  "Me kandidimin tim si i pavarur dua të përfaqësoj Vlorën, Sarandën dhe Delvinën me dashurinë dhe krenarinë vlonjate, dua t’i përfaqësoj me angazhimin për të ndërtuar një të ardhme europiane, pro shtetit ligjor dhe kundër sulltanëve në politikën shqiptare". Me të tilla fjalë është prezantuar sot, para vlonjatëve, kandidati i pavarur Arben Malaj, ish-deputet i PS-së.

"I bashkohem opinionit progresist se pushteti absolut i Berishës dhe Ramës synon krijimin e Republikës së Sulltanëve të Shqipërisë", tha Malaj.- "Unë jam i lumtur që në këtë sfidë, jo personale, kam marrë mbështetjen publike të Fatos Nanos, i cili së bashku me Dritëro Agollin, Servet Pellumbin, Rexhep Meidani, Sabit Brokaj, Moikom Zeqon, Ermelinda Meksin, Pandeli Majkon, Ilir Zelen, Luan Hajdaragën, Bashkim Zenelin, Bardh Agasin dhe shumë socialistë vizionarë e të përkushtuar, e krijuan dhe e modernizuan PS duke bërë atë pjesë të së majtës moderne, europiane dhe botërore.

Për mua Skender Gjinushi dhe Paskal Milo meritojnë të jenë në parlamentin shqiptar si pjesë e historisë dhe suksesit të së majtës, disa here më shumë se Koço
Rama është i vetmi kryetar partie që e përdor mandatin e socialistëve kundër socialistëve", - vuri në dukje Malaj.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)