Malaj: Kopshtet do të kenë mjek
pediatër dhe punonjës social

Malaj: Kopshtet do të kenë mjek<br />pediatër dhe punonjës social
Task Forca e ngritur për të monitoruar kopshtet ka nxjerrë edhe nevojën për ndryshimin e ligjit parauniversitar, ku çerdhet dhe kopshtet të kenë edhe shërbime të tjera si prezenca e mjekut pediatër dhe e punonjësit social për të garantuar zhvillimin psiko-motor të fëmijës.

Gjithashtu ndryshime janë sugjeruar edhe për pozicionin e administratorit të kopështit.

Këto ndryshime janë sqaruar për Report Tv nga zv/ ministrja e arsimit dhe sportit Nora Malaj.  
 
Deri në vitin 2020 të gjitha kopshtet publike do të kenë vendosur të gjtihë kushtet sipas stadnradeve që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur.

Nora Malaj, zv/ministre e Arsimit për Report Tv ka sqaruar edhe ndryshimet që do të pësojë ligji për arsimin parauniversitar.

Ku mes tyre përfshihet futja e mjekut pediatër në çerdhe dhe kopështe, specialistët e zhvillimit psiko-motor si dhe administratori i kopështit të mos jetë në mjesideet e brendshme të menaxhimit të kopështit.
 
Po kështu edhe hapësirat fizike të kopështit do të strukturohen në hapësira të veçanta.
 
Për të gjitha kopshtet private, të cilave Task-Forca ju ka lënë detyra për t'u përmbushur, nëse në kontrollin e dytë nuk do të kenë bërë ndryshimet, atëherë këto kopshte do të mbyllen. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi