TIRANË - "Si deputet i vendit tim sërish drejtohem me një apel publik, që pikërisht sot në Ditën e Europës, të paqes dhe prosperitetit, të arrihet një konsensus për t’i votuar 3 ligjet". Kësisoj e ka nisur sot deklaratën e tij, deputeti Arben Malaj. Një tjetër kumt i shpejtë ky pas atij të dy ditëve më parë mbi kandidimin e tij të pavarur në Vlorë, por me tjetër natyrë.
Malaj ka shtuar se do të jetë dinjitoze, që ky parlament të mos mbyllet pa i miratuar 3 ligjet dhe të veprojmë në bazë të detyrimit për të ardhmen europiane të të gjithë shqiptarëve. "Të veprojmë me vizionin dhe përgjegjësinë ndaj të ardhmes dhe jo me inatet personale apo interesa elektorale". Malaj ka theksuar edhe që kyishte një propozim i LSI-së, që duhet mbështetur: "Mbështes propozimin e përsëritur të LSI-së për miratimin ka theksuar Malaj.
Sipas tij, ky votim do të jetë "mënyra më drejtpërdrejtë, më e plotë edhe për një mirënjohje ndaj SHBA dhe BE-së, që po e mbështesin Shqipërinë dhe Ballkanin drejt të ardhmes euro-atlantike".
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com