Malala 17-vjeçare dhe indiani 
​Satyarthi fitojnë Nobelin e Paqes

Malala 17-vjeçare dhe indiani <br />​Satyarthi fitojnë Nobelin e Paqes
Aktivistja për të drejtat e fëmijëve në Pakistan, Malala Yousafzai dhe aktivisti për të drejtat e fëmijëve në Indi, Kailash Satyarthi  janë fituesit e Çmimit Nobel për Paqen.
 
Malala 17 vjeçare, është më e reja që është nderuar me këtë çmim.
 
Adoleshentja u godit në kokë nga një Taliban në tetor të vitit 2012-të, për shkak të pjesmarrjes së saj në fushatën për të drejtat dhe edukimin e vajzave. Komiteti i Çmimit Nobel deklaruan se çifti i aktivistëve u nderuan me këtë çmim për “luftën e tyre kundër shtypjes së fëmijëve dhe adoleshentëve”.

Ndërsa Satyarthi, 60 vjeç, ka ruajtur traditën e Mahatma Gandhit dhe ka drejtuar protesta të ndryshme paqësore, “duke u fokusuar në luftën kundër shfrytëzimit të fëmijëve për përfitime financiare”, ka deklaruar Komiteti i Çmimit Nobel. Këtë vit pati një rekord kandidaturash me 278 nominime ku përfshihej papa Françesk dhe gjinekolisti Kongolez Denis Mukwege, pavarsisht se lista e plotë është mbajtur e fshehtë.

Redaksia Online
(Suada Bajraktari/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato