/ATSH/. - Legjenda e mbrojtjes italiane, Paulo Maldini, ka deklaruar se Lionel Messi dhe Barcelona janë të destinuara për t'i thyer te gjitha rekordet në futboll.
Barcelona ne edicionin e fundit beri sërish histori, pasi për herë të dytë fitoi tripletën (La Liga, Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampioneve).
"Barcelona tashmë ka shkruar histori, por kjo skuadër është ndërtuar për të thyer te gjitha rekordet. Leo Messi është lojtari më i mirë në botë. Prej asaj që kam parë unë, ai është në një pikë ku ishte Maradona", u shpreh Maldini për Sky Sport.
Duke folur për treshen Messi, Suarez e Neymar, ai theksoi se ata janë fantastike dhe këtë më së miri e tregojnë statistikat.