Presidenti i ishujve Maldive, Abdulla Yameen i shpëtoi për mrekulli shpërthimit të një skafi, ndërkohë që bashkëshortja e tij dhe të paktën tre persona të tjerë u plagosën, njoftoi sot zëdhënësi i tij.

Ai shtoi se bashkëshortja e tij, Fathimath u plagos lehtë në shpërthimin që ndodhi gjatë kohës së kthimit për në kryeqytetin Male.

Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende.

“Nuk e dimë ende nëse ishte një keqfunksionim mekanik apo shpërthim i qëllimshëm. Po hetohet”, -deklaroi Mohamed Hussain Shareef, zyrtar i lartë presidencial.

Yameen u zgjodh president në nëntor 2013.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)