SHKODER- Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur në erë ujësjellësin e fshatit Rrjoll të komunës Gruemirë në Malësinë e Madhe. Nga të dhënat e para mësohet se shpërthimi ndodhi mesnatën e së shtunës duke u gdhirë e diela. Policia nis hetimet duke kryer veprimet e para hetimore për të zbardhur autorët e shpërthimit.Një nga pistat e hetimit është konflikti i pronësisë.

Një vit më parë ishte përuruar ndërtimi i këtij ujësjellësi ndërsa shkatërrimi i tij lë gjithë komunën Gruemirë pa u furnizuar me ujë të pijshëm.

Ky nuk është shpërthimi i parë që ndodh në këtë fshat. Brenda gati 1 vit e gjysëm, janë shënuar dhe 2 shpërthime të tjera me tritol, duke hedhur në erë një kryq, por dhe dëmtusar varrezat e fshatit.
(sg/shqiptarja.com)