Malësi e Madhe/ Kultivuan 561 rrënjë kanabis në një tokë publike, në pranga 3 të rinj! Ja pamjet kur mbjellin plantacionin me drogë (EMRAT+VIDEO)

SHKODËR- Tre të rinj, Emanuel Kapaj, 29-vjeç, Silvester Kapaj 23-vjeç, dhe Eremis Volaj 20-vjeç, janë arrestuar në Malësi e Madhe pasi janë kapur duke kultivuar kanabis në një zonë malore në fshatin Fushë-Zezë.

Dyshohet se tre të rinjtë, dy prej tyre vëllezër, kanë bashkëpunuar për të kultivuar 561 bimë narkotike, në fshatin Fushë Zezë. Kanabisi është asgjësuar nga policia, ditën e djeshme, me anë të djegies. 

Siç shihet nga pamjet, bimët narkotike janë mbjellë në një zonë pyjore publike me qëllim shmangien e zbulimit nga forcat e policisë. Por 3 të rinjtë janë monitoruar në vazhdimësi qysh në mbjelljen e kanabisit, pasi janë vënë re duke hapur gropa për ta mbjellë.

Tre të rinjtë janë kapur gjatë operacionit në aksin rrugor Tamarë-Shkodër duke qarkulluar me dy automjete. Ndërsa dy makinat e përdorura nga autorët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

'Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për të kultivuar 561 bimë narkotike në tokë publike, në fshatin Fushë Zezë, të cilat janë asgjësuar nga Policia, ditën e djeshme, me anë të djegies.'- njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë