MALESI E MADHE - Policia e Shteti ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj Seula Piranaj 35 vjeç mësuese matematike në shkollën 9 vjeçare “Prek Gjoni” në Bajzë të Malësisë së Madhe e cila është filmuar sot duke dhunuar një nxënës.

Menjëherë pas publikimit të videos në rrjetet sociale, që solli edhe reagimin e opinionit publik, policia nisi procedimin penal ndaj mësueses, e cila siç shihet në video qëllon disa herë nxënësin me iniciale E.C.

Ajo akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë. Sakaq, sipas policisë, rasti në fjalë i është referuar edhe Ministrisë së Arsimit për marrjen e masave ndaj mësueses 35 vjeçare.

Në video, shihet mësuesja e matematikës teksa qëllon disa herë në kokë dhe në fytyrë nxënësit e shkollës 9 vjeçare. Ky veprim ka sjellë reagim të fortë në opinionin publik, ndërsa video ka bërë xhiron në internet.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)