I ngjajnë pamjeve në filmave, por është operacioni i forcave policore të Malësisë së Madhe në fshatin Hot. Gjatë operacionit policore të koduar “Neonët” policia ka zbuluar në bazë dhe të informacioneve paraprake tre mjedise në të cilat kultivohej bimë narkotike e llojit kanabis përmes ndriçimit artificial.
Kultivuesit siç shikohet dhe nga pamjet e momentit të operacionit policor, kishin ndërtuar një njësi të rregullt kultivimi, në të cilen u asgjësuan 1110 bimë e llojit kanabis, për rritjen cilësore të së cilës ishin instaluar 300 llampa, 22 aspirator, 35 ventilator, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 invertera.
Brenda këtyre ambienteve u zbuluan dhe sekuestruan edhe 1 kilogram e 800 gram kanabis në formen e boçes. Në pranga ranë Lazer Pepaj, 69 vjeç dhe kushëriri i tij, 48-vjeçari Sander Pepaj, ndërsa u shpall në kërkim Kristjan Pepaj, 33 vjeç.
"Nga kontrollet në 3 ambiente (2 banesa dhe një stallë) në fshatin Hot, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1110 bimë të dyshuara kanabis, 1 kg e 800 gramë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje, 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë", njoftoi Policia.
Policia në vijim të hetimeve lidhur me operacionin, bënë me dije se ndaloi punonjësit e OSHEE-së, Gëzim Hoxha, Lodovik Vulaj, Xhuljano Çeraj dhe Adil Selmanaj, të cilët do të hetohen nën dyshimin se lejuan lidhjet e paligjshme të energjise në mjediset ku kultivohej bima narkotike.
A.D/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
24.2%
-
Do ndahet nga PD
29%
-
Do shuhet
46.8%
Vota total: 587
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ditën Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, mbi 800 të rinj aksion pastrimi në Velipojë: Duhet të bëhet në të gjithë vendin
5 Dhjetor, 16:27
-
Aksident në aksin Shkodër - Hani i Hotit! E reja përplas për vdekje me makinë 81-vjeçarin
5 Dhjetor, 11:14
-
Akuzohet se bleu vota për PSD-në në zgjedhjet e 11 majit, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e PS, Kristian Shkreli
5 Dhjetor, 10:51
-
Qëlloi me automatik në ajër, arrestohet në Shkodër 26-vjeçari që kanosi 20-vjeçarin (EMRI)
4 Dhjetor, 16:21
-
Pas ndarjes nga jeta të Ipeshkvit Simon Kulli, At Mariano Tarantino zgjidhet administrator i Dioqezës së Sapës
4 Dhjetor, 15:23
-
Nën petkun e bardhë të dëborës, pamjet 'magjike' nga Alpet shqiptare (VIDEO)
4 Dhjetor, 08:05
-
‘Ne jemi si ju’, Mark Bardhoshi nga Puka dhe Vasil Kola nga Patosi rrëfejnë sfidat e përditshme të personave me aftësi ndryshe
3 Dhjetor, 15:56
-
I jepet lamtumira ipeshkvit të Sapës, Imzot Simon Kullit! Qindra meshtarë dhe besimtarë të pranishëm! Mesazh ngushëllimi edhe nga Papa Leone XIV
2 Dhjetor, 14:40
-
Mbetjet mbuluan bregdetin, pas vëzhgimit të Report Tv nis pastrimi në plazhin e Velipojës
2 Dhjetor, 10:47
-
Kisha katolike në zi pas humbjes së Ipeshkëvit të Sapës, Giovanni Peragine: Kjo është sprovë e madhe për kishën
1 Dhjetor, 18:14
-
Arrestimi i dy terroristëve në Fushë-Arrëz/ Softa: Hetim i thelluar! Ylli Gurra: Në Shqipëri janë ndërtuar xhami pa leje si qendra terrorizmi
1 Dhjetor, 18:06
-
Greqi/ Arrestohen 2 shqiptarët në Igumenicë, kishin fshehur 47 kg kanabis në makinë (VIDEO)
30 Nëntor, 15:46