"Gjatë tetë viteve të fundit vëllimi i investimeve të huaja në Malin e Zi ka arritur 5,5 miliardë euro", theksoi Jovanoviç për gazetën malazeze "Poslovni dnevnik".
"Këto ditë presim ardhjen e tre kompanive nga Katari, Jordania dhe SHBA-ja. Bëhet fjalë për kompani që merren me turizëm, naftë dhe teknologji informatike, të cilat kanë përfitime milionëshe dhe që u përgjigjen shkallës sonë të ulët të tatim/fitimit nga 10 për qind", shtoi ai.
Sipas të dhënave të Entit Malazez për Statistika (Monstat), në vitin 2012 niveli i investimeve të huaja në Malin e Zi ishte 435,6 milionë euro, ndërsa në vitin 2013, arriti 485,3 milionë euro.
Vetëm në sektorin e ndërtimit në vitin 2012 janë investuar 247 milionë euro, ndërsa në vitin 2013 u investuan 264 milionë, që paraqet rritje prej 11,2 për qind në nivel vjetor.