MURRIQAN - Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se që prej datës 21 mars marrëveshja per kalimin me karta identiteti ka hyrë në fuqi dhe ka filluar nga zbatimi në të gjitha pikat kufitare me Malin e Zi. Por, policia kufitare e shtetit fqinj nuk lejon kalimin me karta identiteti, ndërsa në jo pak raste, personat që nuk kanë qenë të pajisur me pasaporta biometrike janë kthyer pas.
Nga ana tjeter policia shqiptare ka marrë të gjitha masat e nevojshme që më datë 21 mars për kalimin e shtetasve shqiptarë dhe malazezë me karta identiteti, por kanë hasur në reagimin e policisë malazeze që nuk lejon kalimin e asnjë personi me karta identiteti. Kjo marrëveshje është nënshkruar në datën 14 dhjetor nga ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Edmond Haxhinasto dhe ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Milan Roçen.

(aq/shqiptarja.com)