Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave
Arrestimi në Malin e Zi i Do Kwon, kreut të kompanisë së kriptovalutës
Ministri malazez i Drejtësisë Bojan Bozovic urdhëroi ekstradimin për në Shtetet e Bashkuara të bashkëthemeluesit të kompanisë ‘Terraform Labs’, Do Kwon, i cili është shpallur gjithashtu në kërkim nga Koreja e Jugut, thuhej në një njoftim të zyrtarëve malazezë të premten.
Do Kwon, shtetas i Koresë së Jugut, ka qenë ish-drejtues ekzekutiv i ‘Terraform Labs’, me bazë në Korenë e Jugut, kompania që qëndron pas ‘TerraUSD’, një kriptomonedhë që ishte parashikuar të mbante një çmim konstant në treg prej 1 dollarësh. Falimentimi i saj në maj 2022, tronditi tregjet e kriptomonedhave.
Kwon u arrestua në mars të vitit 2023 teksa po përpiqej të largohej nga Mali i Zi.
Pasi Gjykata e Lartë përcaktoi se ishin plotësuar të gjitha kushtet ligjore për ekstradimin e Do Kwon, Ministria e Drejtësisë arriti në përfundimin se shumica e kritereve ligjore favorizonin kërkesën amerikane.
Ministri Bozovic ndërkohë refuzoi një kërkesë të ngjashme të Koresë së Jugut. Do Kwon mohon të ketë kryer ndonjë shkelje ligjore. Ai përballet me akuza penale në SHBA.
Kwon dhe kompania e tij ‘Terraform Labs’ janë paditur nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë në shkurt të vitit 2023 lidhur me kriptomodhenat ‘TerraUSD’ dhe ‘Luna’, për të cilat autoritetet kanë thënë se kanë shkaktuar rreth 40 miliardë dollarë humbje në tregjet e kriptomonedhave.
Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë akuzon ‘Terraform’ dhe Kwon se mashtruan investitorët në lidhje me stabilitetin e ‘TerraUSD-së’. /VOA/
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.9%
Vota total: 1568
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA: Rusia mund të jetë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit
28 Dhjetor, 09:37
-
Donald Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të shtyjë ndalimin e TikTok për të mundësuar një ‘zgjidhje politike’
28 Dhjetor, 08:27
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor, 21:59
-
Shtëpia ikonike e ‘I vetëm në shtëpi’ shitet për 5.2 milionë dollarë
27 Dhjetor, 21:45
-
'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump
27 Dhjetor, 21:37
-
'Luftë civile' në kampin e Trump, të gjithë kundër Musk pasi i doli në krah emigrantëve të kualifikuar
27 Dhjetor, 21:22
-
Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie
27 Dhjetor, 21:08
-
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin
27 Dhjetor, 20:56
-
Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së
27 Dhjetor, 20:45
-
SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus
27 Dhjetor, 20:13
-
Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit
27 Dhjetor, 18:35
-
Studio Live/ Merkoçi: Berishën e manipulojnë, nuk i hiqet ‘non grata’! Demalia: PD pjellë e komunizmit, ka falimentuar!
27 Dhjetor, 18:15