Mali në OKB: Nuk ju kemi njohu

Mali në OKB: Nuk ju kemi njohu
Misioni i Republikës së Malit në OKB në një përgjigje për “Express”, përmes postës elektronike kanë thënë se Mali nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Duam t’ju njoftojmë se Republika e Malit nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”, kanë thënë të shtunën zyrtarë të këtij misioni.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli kishte publikuar gjatë këtij muaji një notë verbale me nënshkrimin e Presidentit aktual të këtij vendi ku thuhet se Mali njeh pavarësinë e Kosovës.

Por, të enjten dhe të premten në mediat ndërkombëtare ka qarkulluar një reagim nga Presidenca e Malit, ku demantohen njoftimet për njohjen e Kosovës.

Në reagim madje thuhet se dokumenti është falsifikuar. Por, Behgjet Pacolli vazhdon të besojë se Mali ka njohur pavarësinë duke thënë se reagimi i publikuar në mediat ndërkombëtare është i rrejshëm.

Pacolli të premten kishte lëshuar deklarata dhe komunikata për media, duke demantuar lajmin se Mali nuk e ka njohur Kosovën. Madje përmes një njoftimi, zyra e tij ka njoftuar se Pacolli do të udhëtojë në Bamoko për të sqaruar njohjen, të cilën kishte thënë një javë me parë se e ka siguruar falë angazhimit personal.

Por, të shtunën Pacolli dhe zyra e tij janë heshtur. Nuk kanë lëshuar komunikata e as deklarata për të treguar pse po luhet me procesin e njohjeve, shkruan Express.

Burime brenda Qeverisë kanë thënë se shtetet që e ndihmojnë procesin e njohjeve janë të irrituara me veprimet e Pacollit, i cili po vazhdon të mos i përfillë procedurat për të publikuar një njohje të re.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi