Malik i "One Direction" tërhiqet nga 
Turneu, s’përballon dot stresin nga fama

Malik i "One Direction" tërhiqet nga <br />Turneu, s’përballon dot stresin nga fama
Zayn Malik pjesëtar i grupit "One Direction", është tërhequr nga turneu që ky grup është duke zhvilluar në Hong Kong pasi nuk ka arritur të përballojë stresin. Ai është shprehur së do të kthehet pranë familjes së tij në Britaninë e Madhe pasi nuk po arrin të përballojë dot stresin e akumuluar duke e lënë kështu në mes turneun që ata kishin nisur. 

Zayn Malik e ka thënë edhe më herët që e ka shumë të vështirë të mësohet me famën e tij dhe se ai nuk është mësuar ende me faktin e të qenit i famshëm.

“Atë e kanë stresuar disa foto të tij, ku ka dalë i shoqëruar me një vajzë”, raporton një burim nga “The Sun”.

Ndërkohë që pjesëtarët e tjerë të “One Direction" janë duke zhvilluar turneun e tyre në Manila dhe Jakarta ndërsa Zayn shpreson t'i rikthehet turneut në Afrikën Jugorë më 28 mars.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'