Maliq Bushati: Hetoni pse kane
ndodhur trazirat në Shkodër e Korçë

Maliq Bushati: Hetoni pse kane<br />ndodhur trazirat në Shkodër e Korçë
TIRANE- Një ditë pas festimeve të pavarësisë në Shqipërinë e pushtuar nga Italia e Musolinit, lajmet për trazira në disa qytete të Shqipërisë vinin  pafund në Ministrinë e Brendshme. Nga ky moment hetimet do të ndjekin njëri-tjetrin rast pas rasti në Korçë, Shkodër, Vlorë, e Tiranë.  Diku është sinjalizuar se është thyer protokolli dhe në turma ka patur thirrje patriotike në kërkim të lirisë, diku tjetër himni kombëtar është kënduar me zë më të lartë se himni i Giovinezzas....

Nga Tirana, në zyrën e tij ministri Maliq Bushati nis telegram pas telegrami drejt Korçës, Shkodrës dhe Vlorës. Ai këkron hollësi, kërkon hetime të imëta, kërkon të dijë nëse kanë qenë reagime spontane apo të organizuara nga dikush. E nëse ka ndodhur kjo e fundit, kush fshihet pas këtyre demonstaratave?

Sot do të sjellim dy dokumente të reja, një telegram që i niset Korçës ku kërkohet të hetohet me hollësi dhe një tjetër më i përgjithshëm drejtuar gjithë prefekturave po nga ministri Maliq Bushati. 

Se si do të percepitojnë ngjarjet në vijim do të ndjekim dokumentet në rradhë, sidomos telegramet e shkëmbyera në ditët e para të dhjetorit, ku do të nisisn të dalin edhe emrat e parë që kanë qenë në krye të demonstratave si në Shkodër ashtu edhe në Korçë. Dokumentet siç e kemi thënë edhe më parë janë shkëputur nga fondi i Mëkëmbësisë në Arkivin Qendror  të Shtetit.
 
Dokumenti i parë
 
MBRETNIJA SHQIPTARE
MINISTRIJA E P. TË MBRENDËSHME
Seksioni Politik
Nr. 724/27                                                  
Tiranë, më 29-XI-1939-XVIII
 
Tel-Shifër
Prefekturës Korçë
P.T.Nr. 235/8 Res datë 29-XI-1939-XVIII ALT
Lutemi shpejtoni hetimet për të kupëtue qëllimin dhe frymën e vërtetë që i ka shtytur studentat të veprojnë jashtë programit dhe në se vepra e tyne asht bërë në sinqeritet a por fshehët ndonji gjë tjetër mbrenda.
 
M I N I S T R I :
M. B.
(firma)
 
Dokumenti i dytë
 
MBRETNIJA SHQIPTARE
MINISTRIJA E P. TË MBRENDËSHME
Seksioni Politik
Nr. 724/35
Tiranë, më 29-XI-1939-XVIII
 
Tel-Shifër Prefekturave
Gjatë zhvillimit të manifestimeve të ditës njizetë e tetë Nandor, disa arsimtarë e studenta si dhe persona të tjerë, me nisiativën e tyne, kanë vepruar edhe jashtë programit të caktuem, duke bërë demostrata e manifestime me kangë patriotike dhe duke depozituar kunora lulesh mbi varret dhe monumentat e veteranëve. Po të jetë se ata, me këto nisiativa, kanë dashur të çfaqin sinqerisht sentimentet e tyne patriotike çështja nuk ka asnji randësi, me gjith se kanë vepruar jashtë programit zyrtar.

Po ajo që dyshojmë dhe që ka randësi të madhe asht se mos ata persona të pa-përgjegjëshëm dhe miopë duke vepruar në atë mënyrë bëjnë aluzion për gjengjen e re dhe me këtë mënyrë kërkojnë të eksaltojnë turmën për të provokuar incidente të pa pëlqyera, dhe nga ana tjetër duan të ngjallin nji hostilitet karshi vëllezërve t’anë italjanë të cilët, duke e patur fare lehtë në dorë të na i rrëmbenin indipendencën, na i lanë dhe bile ma të konsoliduar dhe ma të sigurt se ma parë.

Duke i dhanë nji randësi të posaçme kësaj çashtjeje, titullari i asaj Prefekture të hetojë me nji kujdesi të veçantë dhe mbrenda pesë ditëve të na njoftojë emnat e atyne personave që në rastin konkret e në raste të tjera, nën maskën e nji shovenizme jo të sinqertë, kërkojnë të nxjerrin ngatërresa dhe të dalin në shesh si pionerë të idealit Kombëtar duke dëmtuar kështu interesat t’ona Kombëtare. Përgjegjen e presim në kohën e caktuar.

M I N I S T R I :
                                                                                        
Prefekturës Tiranë
Për veprim të njillojshëm.
M I N I S T R I :
(firma)
faksimile


































Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik