Maliq, identifikohet 62 vjeçari që nuk pranon të dorëzohet dhe po qëllon drejt policisë

Maliq, identifikohet 62 vjeçari që nuk pranon të dorëzohet dhe po qëllon drejt policisë

1691819537_maliq.jpg

Report TV identifikon 62 vjeçarin i cili ndodhet brenda banesës në fshatin Qesarakë të Maliqit dhe nuk pranon t’i dorëzohet policisë por qëllon me armë drejt saj.
Ai është Ramiz Muçollari.

Policia kishte shkuar atje pasi ishin njoftuar se 62 vjeçari kishte dëmtuar me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

"Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale "Renea", të cilët në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, po mbajnë të rrethuar zonën dhe po negociojnë me shtetasin R. M., që ai të dorëzohet, por 62-vjeçari nuk ka pranuar dhe vijon të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë" informoi policia e Korçës.

Njoftimi i policisë i shpërndarë në orën 07:30 minuta

Shërbimet e Policisë, janë njoftuar se në fshatin Qesarakë, Maliq, shtetasi R. M., 62 vjeç, kishte dëmtuar me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij P. M., 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij K. M., 27 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Pas marrjes së këtij njoftimi, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar R. M., i cili është i armatosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale.

Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale "Renea", të cilët në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, po mbajnë të rrethuar zonën dhe po negociojnë me shtetasin R. M., që ai të dorëzohet, por 62-vjeçari nuk ka pranuar dhe vijon të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë.

Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se shtetasi R. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Operacioni për kapjen e tij, po vijon.


Lajmi kryesor:

Maliq, plagosi gruan e djalin dhe nuk iu dorëzua policisë, 62-vjeçari ekzekutohet nga RENEA (EMRI + VIDEO)


S.G/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione