KORCE- Muhamed Tabaku 52-vjeç është gjetur i pajetë në Maliq të Korçës. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Mësohet se viktima nuk kishte banesë, por flinte në rrënojat e ish-Kombinatit të sheqerit në Maliq.
Ai është identifikuar nga një i afërm i tij, ndërkohë që policia njofton se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes që kanë sjellë vdekjen e 52-vjeçarit.
Report Tv sjell edhe foto nga vendi ku jetonte i vetëm viktima.