Pas alarmit të ngritur nga fermerët për dëmet e shkaktuara në arat me misër nga një insekt i njohur si “rrënjëngrënësi”, autoritetet kanë nisur sperkatjen nga ajri.
Ndërhyrja po kryhet me dronë bujqësorë, ku rreth 100 hektarë me misër po trajtohen për të frenuar përhapjen e infektimit dhe për të mbrojtur prodhimin.
Fermerët shprehen se dëmet e këtij sezoni janë të konsiderueshme, ndërsa shpresojnë që masat e marra të japin efekt dhe të parandalojnë përsëritjen e situatës në sezonet e ardhshme.
Procesi është ndjekur nga afër edhe nga zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari. Sipas tij kostot e spërkatjes do të mbulohen nga shteti, ndërsa monitorimi i parcelave të prekura do të vijojë disa dite.
Komente








