Maliq-Një grua ka përplasur një këmbësor të moshuar, teksa ishte duke kaluar rrugën pranë vendit të quajtur "Kryqëzimi i Libonikut".
 
Sipas policisë së Korçës, shtetasja me inicialet A.A. rreth 44 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen" me targa AA303 KK, ka aksidentuar shtetasin T.D. rreth 77 vjeç, banues në Libonik, i cili ishte këmbësor në rrugë.
 
I moshuari u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
 
Ndërkohë që drejtuesja e mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

[gallery]19779[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com