Maliq, tokat rrezikojnë të përmbyten
Fermerët: Duhen kanalet kulluese

Maliq, tokat rrezikojnë të përmbyten<br />Fermerët: Duhen kanalet kulluese
MALIQ- Tokat bujqësore të fermerëve të Maliqit rrezikojnë edhe këtë vit të përmbyten nga reshjet intensive. Sipas fermerëve shkak është bërë mungesa e investimeve në kanalet kulluese.

Por krejt të kundërtën pohon drejtori i Bordit të Kullimit për qarkun e Korçës, Jetnor Hysolli, i cili thotë se janë pastruar të gjithë kanalet kulluese në fushën e Maliqit dhe për këtë ai garanton se nuk do të ketë toka të përmbytura këtë vit.

Fusha e Maliqit çdo vit ka shfaqur probleme sidomos në sezonin e shirave, ku me qindra hektare tokë janë përmbytur nga niveli i ujit.

Një situatë e tillë rrezikon të përsëritet edhe këtë vit pasi shumica e kanaleve kulluese nuk janë pastruar me përjashtim të lumit të Devollit, ndërsa situatë më kaotike paraqitet tek “Pylli i fazanëve”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër