E rëndë në Maliq, motori përplas për vdekje këmbësorin e moshuar, plagoset edhe drejtuesi! Policia nis hetimet (VIDEO)

Maliq- Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së një këmbësori të moshuar dhe plagosjen e drejtuesit të mjetit, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Korçës.

Ngjarja u shënua në afërsi të fshatit Leminot, në Maliq.

Gazetari i Report TV, Armand Maho, informon se bëhet me dije paraprakisht se motori ka përplasur këmbësorin 68-vjeçar, i cili mori plagë të rënda dhe u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Kurse drejtuesi 18-vjeçar i motorit u plagos dhe po trajtohet nga mjekët e spitalit.

“Rreth orës 19:05, shtetasi E. P., 18 vjeç, banues në Çaushli, duke drejtuar një motomjet, ka përplasur një këmbësor, shtetasin  A. S., 68 vjeç, banues në Velitërnë. Si pasojë e  përplasjes ka ndërruar jetë rrugës për në spital  shtetasi A. S. Ndërsa drejtuesi i motomjetit shtetasi E. P., është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia vendore.

Nuk dihen ende rrethanat, kurse policia ka shkuar në vendngjarje për të nisur hetimet ndaj drejtuesit dhe zbardhur dinamikën.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm