Maliq-Persona të pa indetifikuar kanë vjedhur transformatorin mbrëmjen e djeshme në Maliq të Korçës.

Transformatori ishte në ujësjellësin e fshatit “Burimas”, vjedhësit kanë përfituar nga errësira për të hyrë në pompën e ujësjellësit dhe kanë mundur të marrin pjesët. Dyshohet se i kanë shitur për skrap duke lënë pa ujë pishën më të madhe të bashkis Maliq.

Ujësjellës Kanalizime në bashkëpunim me OSHEE kanë bërë të mundur zëvendësimin e transformatorit duke normalizuar situatën.

Policia po punon për indetifikimin dhe vënien para përgjegjësisë autorët e vjedhjes.

transformatori maliq
transformatori maliq
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com