Deputeti i Opozitës së re, Lefter Maliqi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për sekuestrimin e 26 pasurive të pronarit të "Ora News", Ylli Ndroqi. Ai i përmend Ramës nënën e tij, e cila ndërroi jetë para dy ditësh duke thënë se dita e tretë është dita kur shpirti i çdo të vdekuri është në përballje me engjëj e demonë se nga do të shkojë në Parajsë apo në Ferr. Maliqi thotë se pa kaluar të 40-tat dhe pa ardhur vjeshta Rama filloi të kridhej në zullume.

"Uji fle hasmi s'fle...S'thonë kot i mbyturi të mbyt. Ramzi dhe kur je në zi nuk heq dorë nga marrëzitë. Ditëzi po pa mbushur 40-tat për gjënë më të shtrenjtë që ka çdo njeri nënën, ti hidhesh e kridhesh ne zullume? Eh ta mendosh dita e tretë është dita kur shpirti i çdo të vdekuri është në përballje me ëngjëj e demonë se nga do vejë në Parajsë a në Ferr. Ngushëllime për nënën, por a ke ndonjë cep zemre që të lëngon? A mendja veç për të liga të punon? Si mor demon si; në menyrë të pabesë urdhëron SPAK-un tënd të mbyll fjalën e lirë, bizneset e Ylli Ndroqit? Prisje vjeshtën o ditëzi të kaloje 40-tat dhe vazhdoje me hakmarrjet,padrejtësitë,seleksionimet. E di çdo shqiptar qe kush del kundra teje dhe Rilindjes së krimit ti i gjobit, i kërcënon,i shantazhon,i dhunon etj,siç bere me zërin kundër të 'Agon Channel ' që i detyrohesh mbi 110 milion euro me taksat e shqiptareve,siç shantazhove Çilin,Lubonjën,godite Lelën ,i mbylle emisionet Krastës e Rakipit,e plot gazetarë e analistë që për ty ditëzi janë kazanë. Mëkatet e tua nuk kane fund. Spaku yt pse nuk heton resortet, bizneset, ndërtimet gjigante të Oligarkëve të tu ,se dihet miliardat tuaja , të qeveritarëve tuaj as i afrohen ata jo me t'i hetojnë. Nuk doja të bëja politikë këtë muaj por kur të drejton i keqi vendin e merr dreqi, kur ditëziu nuk njeh as zi as qetësi, kur në pandemi shkatërron Teatrin kombëtar dhe gjobit ,kërcënon e shantazhon çdo kundërshtar nuk rrija dot në heshtje. Ditëzi fundin e ke ndryshe nga ç'ëndërron", shkruan Maliqi.

Edhe ish-kreu i PD-së Sali Berisha i doli në mbrojtje Ndroqit duke sulmuar organet e drejtësisë dhe kryeministrin Rama.