I arrestuar për trafik heroine në Turqi e Itali, zbardhet vendimi i GJKKO për sekuestron e 26 pasurive të Ylli Ndroqit! Akuza për pastrim parash

Pas hetimeve të SPAK, GJKKO vendos sekuestrimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqit. Hetimet për Ylli Ndroqin kanë nisur më 21 korrik 2020 në kuadër të ligjit anti-mafia. Ylli Ndroqi i njohur dhe si Xhemal Pasmaçiu është arrestuar për trafikim heroine në Turqi e Itali, konkretisht i arrestuar për heroinë në 1998 në Turqi dhe në 2015 në Itali. Ylli Ndroqi u arrestua në Itali edhe si organizator i trafikut të drogës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Ylli Ndroqi është shoqëruar në policinë e Tiranës, për t'ju komunikuar vendimi i sekuestro së pasurisë. Ai është ndaluar nga FNSH dhe RENEA së bashku me eskortën e tij dhe nuk ka bërë rezistencë. 

1596457678_1596453892ndroqi.jpg

Ylli Ndroqi sot në drejtorinë e Policisë së Tiranës

Pjesë e pasurive të sekuestruara me urdhër të gjykatës në deklaratën e SPAK, ndër të tjera janë edhe "2 apartamente, 5 automjete, 7 troje dhe një sipërfaqe pylli. Mes pronave të sekuestruara edhe televizioni Ora News, Channel One si dhe shoqëritë 'Yldon', 'Rendon oil' e 'Don-Ucd', 'Interkinex', 'Albania Bay Marine' etj."

Në deklaratën e SPAK lexohet se: "Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin pasuror nr.10, datë 21.07.2020, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), lindur dhe banues në Tiranë. Nga aktet e administruara në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është konfirmuar se ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në indicje se shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemal Pasmaçiu) ka qënë i përfshirë në aktivitete kriminale të parashikuara në nenin 3 të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 ″Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organziuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″ (ligji Antimafia) :

1. Në datë 02.09.1998 nga ekipet e sektorit kundër narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Stambollit Turqi, pas kryerjes së hetimeve proaktive dy mujore, në kuadër të operacionit të policisë ″ESAS″, për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, janë sekuestruar 30.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Abdulselam Yunus dhe Ylli Ndroqi, i paraqitur me emrin Xhemail Pasmaçiu. Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë administruar gjurmët daktiloskopike të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) dhe nëpërmjet Zyrës Qëndrore Interpol Tirana janë dërguar për krahasim zyrave homologe në Ankara, Turqi dhe Romë, Itali.

Nga të dhënat e siguruar nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Zyrën Qëndrore Kombëtare, Interpol-Ankara, Turqi, është konfirmuar se shtetasi Ylli Bahri NDROQI, i datëlindjes 11.03.1965, lindur dhe banues në Tiranë, është i njëjti person me Xhemail (Xhemal) PASMACIU (PASMAÇIU), i arrestuar në Turqi.

2. Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol ka përcjellë të dhëna për aktivitetin kriminal të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), të siguruara nga Interpol Roma/Itali. Autoritetet italaine kanë konfirmuar se në vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu), është referuar tek Autoritetet Gjyqësore në përfundim të operacionit ″BAKLLAVA″, si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë. Në vijim ai u arrestua më datë 17.02.2015 bazuar në urdhër arrestin e lëshuar në vitin 2006 nga Prokuroria e Milanos.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali.

Së pari, pasuritë e mësipërme janë pasuri që plotësojnë kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 ″Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″, pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) është i përfshirë në veprimtarinë kriminale të veprës penale ″Trafikimit të narkotikëve″ dhe ″Organizata kriminale″, sipas legjislacionit penal turk, parshikuar njëkohësisht si vepër penale nga nenet 283/a dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, si dhe pasuritë në fjalë janë krijuar gjatë përshirjes së këtij shtetasi në veprimtarinë kriminale të mësipërme.

Së dyti, pasuria e mësipërme, zotërohet nga shtetasit e sipërpërmendur si subjekt te ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifikuara. Duke u krahasuar vlera e tyre me të ardhurat e fituara në rrugë të ligjshme, rezulton se vlera e tyre nuk iu përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme.

Së treti, ka arsye të bazuara për të besuar së lidhur me pasurinë e mësipërme ekziston rreziku real për humbjen, për marrjen apo për transferimin e saj tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e këtyre pasurive.

Bazuar në sa më sipër Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sekuestrimin e pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemal Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij. Me vendimin Nr.16, datë 01.08.2020, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive si më poshtë:

1. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 117 m 2 , me adresë, Lagjia Nr.13, Plazh, Durrës.
2. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.
3. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 600 m 2 , mbi të cilën ndodhet një ndërtesë me sipërfaqe 90 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.
4. Pasuria e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 43.7 m 2 , me adresë, Tiranë.
5. Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe totale 67.3 m 2 , me adresë, Tiranë.
6. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 15 m 2 , me adresë, Tiranë.
7. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 300 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.
8. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 2026 m 2 , me adresë, Mullet, Tiranë.
9. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 52.3 m 2 , me adresë, Rruga ″Qemal Stafa″, Tiranë, në bashkëpronësi me shtetasen Mimoza Ndroqi
10. Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe totale 100 000 m 2 , me adresë, Lanabregas, Tiranë.
11. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa AA 007 YN, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
12. Automjeti i tipit autoveturë, marka BMW, modeli 760LI, ngjyra e zezë, me targa AA 007 AV, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
13. Automjeti i tipit autoveturë, marka Land Rover, modeli Range Rover Vogue, ngjyra e zezë, me targa CD 6902 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
14. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa CD 6901 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
15. Automjeti i tipit autoveturë, marka RollsRoyce, modeli PHANTOM, ngjyra e zezë, ma targë AA 001 YN, në pronësi të shtetases Mimoza Ndroqi.
16. Sekuestrimin e masës prej 51% të kuotave të shoqërisë ″Landon″ sh.p.k., me NIPT K92226004H, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
17. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “YLDON” sh.p.k., me NIPT K31618007S, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
18. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “RENDON OIL″ sh.p.k., me NIPT L57716501I.
19. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “DON – UCD” sh.p.k., me NIPT L51326022D, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
20. Sekuestrimin e masës prej 80% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″Ecogades Landon Balcan″ sh.a., me NIPT L22006005S, me aksioner shoqërinë ″Landon″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
21. Sekuestrimin e masës prej 30% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″CHANNEL ONE″ sh.p.k., me NIPT K12412002L, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
22. Sekuestrimin e masës prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″P S 31″ sh.p.k., me NIPT L42215016R, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
23. Sekuestrimin e masës prej 80% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″INTERKINEX″ sh.p.k., me NIPT J71506006T, me aksioner shoqërinë ″YLDON″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
24. Sekuestrimin e masës prej 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″ORA″ sh.a., me NIPT K71505003O, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases Mimoza Ndroqi.
25. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″REN-DON″ sh.p.k., me NIPT L41622002A, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
26. Sekuestrimin e masës prej 50% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″ALBANIA BAY MARINE″ sh.p.k., me NIPT L61307081M, me aksioner shoqërinë ″YLDON″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

Për administrimin dhe përdorimin e pasurive të mësipërme gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Shoqëritë që kanë aktivitet, përfshirë dhe mediat televizive, do vazhdojnë aktivitetin e tyre, por të administruara nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:05
Me maskë dhe kallashnikov, Ora News 'blindohet' nga Policia

Pas vendosjes së sekuestros, Policia ka zbarkuar në televizionin Ora News dhe RTV Ora, në pronësi të Ylli Ndroqit. Siç shihet në pamjet e sjella nga Report Tv, dy TV janë blinduar nga uniformat blu. Ora News dhe RTV Ora janë 2 nga 26 pasuritë e sekuestrua ditën e sotme të Ylli Ndroqit, pasi ky i fundit akuzohet për trafik heroine.

Ora 14:38
Të përfituara nga trafiku i drogës/ Report Tv zbardh vendimin e sekuestros nga GJKKO për pasuritë e Ylli Ndroqit

Report Tv zbardh vendimin e sekuestros nga GJKKO për pasuritë e Ylli Ndroqit, të kërkuara nga dy prokurorët e SPAK, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Vendimi për sekuestrimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqit, erdhi pasi dyshimeve se ato janë të vendosura përmes aktiviteteve kriminale të trafikut të drogave të rënda, i cili është arrestuar për 1998 Në Turqi dhe në 2015 në Itali.

Vendimi për sekuestro është marrë nga gjyqtarja Etleva Deda.

Ora 14:30
Detaje të reja/ Ylli Ndroqi u arrestua në shkurt të 2015 në Itali

Report TV mëson se më 17 shkurt 2015 Ylli Ndroqi është ndaluar nga autoritetet italiane dhe jo nga autoritetet shqiptare. Në njoftimin e SPAK nuk përcaktohet se ku është arrestuar Ndroqi dhe si është lënë i lirë, por burime brenda SPAK bëjnë me dije për gazetarin Arsen Rusta se ai "është arrestuar me urdhër arrestimi të 2006 së Prokurorisë së Milanos". Pra Ylli Ndoqi nuk është arrestuar në Shqipëri dhe as nga autoritete shqiptare

"Report Tv mëson se 17 shkurt 2015 është ndaluar nga autoritetet italiane në Milano, por nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një vendim të gjykatës për ta lënë të lirë apo si ka fituar lirinë, por burime për SPAK bëjnë për dije ka pasur urdhër arrestimi të 2006 së Prokurorisë së Milanos. Ylli Ndoqi nuk është arrestuar në Shqipëri dhe as nga autoritete shqiptare", tha gazetari Rusta.

Ora 13:30
Avokati i Ylli Ndroqit: Ai mendon është një sulm politik, ne do ta apelojmë

Avokati i Ylli Ndroqit, Alban Qafa ka folur për mediat ku ka bërë të ditur se Ndroqi nuk është ndaluar dhe as shoqëruar por ka bërë shoqërimin e mjetit të tij " Merces-Benz, modeli S600", pasi është ndaluar nga forcat operacionale për sekuestrimin e makinës si pjesë e vendimit të SPAK. Avokati i tij tha se vendimi për sekuestrimin e pasurive të tij do të apelohet në Apelin e GJKKO, pasi pasuritë e tij janë të ligjshme. Avokati shprehet se ky Ylli Ndroqi mendon se ky është një sulm politik që po i bëhet atij, pas gjyqit që ka të hapur me kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

 "Është vendosur sekuestro e pasurive të tij. Ka qenë duke udhëtar me makinë e tij Merces-Benz, modeli S600" dhe është ndaluar nga forcat operacionale për t'i marrë makinën si pjesë e sekuestros. Ylli Ndroqi nuk është ndaluar dhe as shoqëruar, por ka shoqëruar makinën e tij dhe të kërkojë sqarime. Brenda afatit ligjor 5 ditor do ta apelojmë.E gjitha pasuria e tij është e krijuar nga burime të ligjshme, është e krijuar nga aktivitete të shoqërisë së tij dhe nga kreditë bankare. Ai mendon se ky është një sulm politik dhe për shkak të gjyqit që po zhvillohet njëkohësisht ndaj tij dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj", tha Qafa.

''Pasuria e z. Ndroqi është e krijuar nga burime të ligjshme dhe këtë do ta provojë në të gjitha shkallët e Apelit. Pasuria është krijuar nga aktiviteti i shoqërive të tij dhe nga kreditë bankare. Në vazhdim do të tregojmë se si do të vazhdojnë ngjarjet'' perfundon avokati.

 

Ora 13:02
Trafik heroine, Ylli Ndroqi shoqërohet në Policinë e Tiranës

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Ylli Ndroqi është shoqëruar në policinë e Tiranës, për t'ju komunikuar vendimi i sekuestro së pasurisë.

Ai është ndaluar nga FNSH dhe RENEA së bashku me eskortën e tij dhe nuk ka bërë rezistencë. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, Ndroqi shfaqet i qeshur në ambientet e Policisë Tiranë ditën e sotme, ku makina e tij është parkuar dhe do të qëndrojë aty e sekuestruar nga policia. 

Largimi Ylli Ndroqit nga Policia e Tiranws është bërë nga makinat e Ora News, televizionit që e kishte në pronësi dhe tashmë është nën sekuestro.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shakatori: 04/08/2020 10:43

    bravo per artikujt informues. po te shohesh mediat e tjera asgje nuk kupton mbi levizjen e SPAK.

    Përgjigju
  • Erik: 04/08/2020 10:01

    Kur lexova lajmin e konfiskimeve me erdhi menjehere ne mendje gazetari Elvi Fundo dhe beteja e tij personale prej disa vitesh per demaskimin e trafikantit Xhemail Pasmaçiu qe fshihej pas emrit te Ylli Ndroqit. Hengri edhe dajak i shkreti prej horrave te Yllit, por sot duhet te jete krenar per guximin dhe vendosmerine per te thene te verteten edhe pse perpara kishte nje person me fuqi te madhe mediatike, politike dhe kriminale. Jam i sigurte qe te gjithe kahet politike e kane ditur te shkuaren e tij, por kane pritur momentin kur ky do ngrinte krye, por edhe kur nuk do kishte mundesi ta blinte kollaj drejtesine. Megjithate deri me sot te gjitha konfiskimet ne pjesen me te madhe te rasteve u jane rikthyer te zoteve trafikante, nuk besoj se edhe pronat e Xhemailit do kene ndonje fat tjeter.

    Përgjigju
  • Bashkeortak me presidentin: 04/08/2020 09:14

    Te kete lidhje dhe ortakeri me presidentin Ilir Metaj ky tipi ?

    Përgjigju
  • Ani: 04/08/2020 08:49

    Do shkoj haka te i zoti. Fabula, lepuri dhe qerrja. Duam shtet ? Ky është shteti. Vetëm këmbëngulje duhet, që ky i gjati e ka me shumic. Ec aty.

    Përgjigju
  • Durrsaku: 04/08/2020 00:26

    Bobo nuk do shofim me ne televizor ikonat e ekranit: Tur Zhejin, Sonila Mecon, Ilva Taren, Roza Latin, Rozana Radin, Zogun e Tirones ata debilat e mjesit shokt e zogut...Bobo cna duhet mo TV tani

    Përgjigju
  • LSI PUTANA éshtè ORGANIZATÉ MAFIOZE dhe merret me NARCO-TRAFIK NDÈRKOMBÈTAR: 03/08/2020 22:03

    Ky Pasmaçiu èshtè BASHKÉPUNÈTOR me KORPORATÉN KRRIMINALE té LSI dhe me Liken nga ÇEPANI i Skraparit , prandaj SPAK , o ti shkojè deri né FUND dhe tè ARRESTOJÈ Liken e FLORIRIT të KRRABÉS dhe ta SHPALLI LSInè , si BANDÉ KRIMINALE , ORGANIZATÈ MAFIOZE , qè NUK ka lidhje fare si Parti Politike , ose SPAK të SHKRIHET FARE si INSTITUCION dhe PROKURORÈT e SPAK të shkojnë PRAPA HEKURAVE !!!! HETONI HETONI dhe ARRESTONI BANDËR KRIMINALE dhe KORPORATËN MAFIOZE të LSI PUTANËS SOT , JO nesër , sepse LSIja èshtè KOKA e NARKO-KOKAINÈS , dhe KORRUPSIONIT SHTETËROR

    Përgjigju
  • Rona: 03/08/2020 21:42

    Po pse nuk ndodhet ne burg ky zoti Pasmaciu? Gjith kjo pasuri esht normale qe esht ven me trafiqe droge dhe jo vetem por nje trafikant duhet te ishte ne burg dhe jo te kishte dhe gezonte gjith ket pasuri. Pasuria do i kthehet se ky vend nuk do ket kurr drejtesi por te pakten ky kriminel te denohet dhe te shkoj ne burg.

    Përgjigju
    • Roni: 04/08/2020 00:14

      Sekustrohet vetem pasuria e pajustifikuar ne raste te tilla.

  • Paaftesia: 03/08/2020 21:32

    Pa aftesi Ne menaxim te sekuestros mendoj une. Sekuestroja nuk eshte vene ndaj personit juridik biznesit Ora, por mbi kuotat qe Ndroqi zoteron atje. Policia as qe duhet te sfrohet fare te biznesi. Kuotat e Ndroqit i kalojne perkohesisht shtetit, njoftimi behet ne qkr dhe mbaroi. Ndroqi nuk ka me fuqi firme. Nese eshte edhe administrator, mblidhet menjehere asambleja e ortakeve dhe e shkarkon ne cast. Puna ne Ora news duhet te vazhdoje normalisht, pavaresisht kujt i takojne kuotat e pronesise. Policia ne biznes, gabim foshnjarak dhe primitiv.

    Përgjigju
    • Taulant: 04/08/2020 13:12

      Nuk eshte biznes si i Zukerbergut qe eshte nisur nga hiçi dhe gjate rruges CEO mund te ngaterrohet me ndonje pune droge, por eshte si bizneset e El Chapos qe jane ngritur qe nga themelet me para' te pista. Nese ka aksionere te tjere do paguajne riskun qe kane patur kur i kane hyre biznesit me nje partner te tille. Po falimentojne kompani te medha ne bote sot dhe investitoret po humbin parate e tyre dhe jo me bizneset e Pasmaçiut qe edhe ortaket do i kete si vejta, ne mos ka Ilir Meten nen emer tjeter.

    • @taulant: 04/08/2020 09:32

      Pronat ose jane ne emer personal te Ndroqit ( dhe ne kete rast shteti i ka sekuestru si prona), ose jane ne emer te biznesit ( dhe shteti i ka sekuestru npm aksioneve. Ndroqit njehere qe i eshte hequr e drejta e firmes, as shet e as blen dot gje me. Duhet patur parasysh qe ka nje ndarje te qarte midis individit Ndroqi dhe personit juridik biznes me Nipt. Nuk mund te mbyllet biznesi, se nuk ka ber krim. Krimin e ka ber individi. Po palet e treta qe kane faturuar ora news per sherbime qe i kane dhene asaj? Po ata q e i kane shitur gjera dhe jane ne procesin e marjes se lekeve? Biznesi duhet te vazhdoje punen normalisht, pavaresisht kush jane pronaret e tij. Po u mbyll biznesi, eshte njesoj si te thuash qe do mbyll facebook se Marku ka qene drogaxhi. Po miljona aksioneret e tjere?

    • Taulant: 04/08/2020 08:15

      Po nese ai tenton te zhvendose apo shese nje pjese te mire te aseteve qe gjenden ne godinat e Ora News dhe Channel One dhe le aty vetem muret qe ka marre me qira, çfare ka sekuestruar shteti si perfundim, apo veç aksionet e nje televizioni qe mund te shpall falimentin dhe neser hapet me emer te ri RTV Pasmaçiu apo RTV Floriri? Kush duhet t'ua paguaj rrogat gazetareve dhe stafit nese 60% te aksioneve konfiskohen nga shteti, apo taksapaguesit shqiptare? Po sikur shteti te kete shkuar per nje kontroll me te thelle per droge e paligjshmeri te tjera ne zyrat e Ora News, apo s'e ka kete te drejte? Çfare morali ka ai televizion me per t'i shitur publikut kur eshte ndertuar me para droge dhe gjobveniesh politike?!

  • Ose të SHPALLET i FAJSHËM , ose PROKURORËT e SPAK të Shkojnê vet në BURG !: 03/08/2020 20:31

    Ose SPAK ti shkojë deri në FUND këtyre KRIMEVE që ka bêrë ky KRIMINELI , ose SPAK të SHPALLET ORGANIZATË KRIMINALE , dhe ORGANIZATË MAFIOZE !!!! BOLL më , me "SHOW" !!! SHQIPTARËT DUAN DREJTËSI ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖, dhe SPAK bën mirë që ti shkoj deri në FUND me DINJITET , MORAL dhe INTEGRITET , këtij PROÇESI GJYQËSOR !!!! VDEKJE KRIMINELËVE , HAJDUTËVE , NARCO-TRAFIKANTËVE , TRADHTARËVE !!!! RROFTË SHQIPËRIA dhe SHQIPTARËT E NDERSHËM kudo në

    Përgjigju
    • Roni: 04/08/2020 00:34

      FIKS !!! Sbesoj se do shkoj ne burg por pasuria duhet te sekuestrohet.

  • Mario: 03/08/2020 20:20

    I dashur a-SPAK. Si shpjegohet qe drejtesia gjithmon fillon “duke u zbatuar” nga ata qe kane konflikte me qeverine? Kur do ti fillosh hetimet ndaj qeverise? Po ndaj Top Kanalit?

    Përgjigju
  • One: 03/08/2020 19:47

    Kete e dinin te gjithe se me cfare merrej vetem politika, policia, prokuroria dhe gjykatat nuk e dinin. Ky tregon me se miri realitetin e hidhur shqipetar. Kriminel qe arrin qe kete ndikim te forte ne pushtetin e katert dhe te fitoj imunitet diplomatik. Pervec se mbrojte shteterore te krimit une s’di cfare te quaj tjeter. Ishte kjo levizje per presion politik?! Koha do e tregoj. Po u pastrua vendi nga keta te tjerat rregullohen vete.

    Përgjigju
  • Edi: 03/08/2020 19:36

    He o Yllo te thashe mos e kruaj me LALI ERIN

    Përgjigju
  • Lida: 03/08/2020 19:36

    Kur vendos SPAK nuk duhet te ket gjykate qe ti heq sekuestrot.Me keto gjykata qe kemi do i kthehen gjitha pasurite. Nje trafikant i ketij dimensioni pse esht i lir dhe jo ne burg? Shtet kot,sa per pak show,spektakel politik se po funksionon shteti.

    Përgjigju
  • Tiron Turqi: 03/08/2020 16:52

    SI SPASKA KY BOSS AS NJE LLOGARI BANKARE TE KONFISKUAR NGA SPAK O SPAK. SI DHE KUR I KA BOSHATIS LLOGARIT APO I KENI THONE SE DO KAPESH?!?!? SI I KA PAGUJT KY ATO 6 BADIGARDET E ZI NG AFRIKA QE BRIDHTE NEPER TR. PRAP VJENE ERA KORUPSION TE SPAK.

    Përgjigju
  • Tahip Kamberti: 03/08/2020 16:26

    Po mire mer, qe nga 1998, deri tani I bie pothuaj 22 vjet qe e keni lene te livadhise kete tipin. Nuk doli nje karderr ta arrestoje, apo qofte edhe ta heqe qafe? Ky s'eshte as ndonje peshk I madh.

    Përgjigju
    • Qazem: 03/08/2020 17:28

      tani jan krejtesisht tiera rrethana

  • LORA: 03/08/2020 16:22

    ,,,me i mire do te ishte nje lajm konfiskimi i pasurive te paligjshme te ketij shemtires.

    Përgjigju
  • Durresi: 03/08/2020 16:03

    Urojme te jete i pari dhe marrte me vete dhe te tjeret... Nga ana tjeter ftoj kedo shqiptar qe te distancohen nga keta plehra,le ti leme vetem ne lluksin dhe injorancen e tyre,koha ja tregon vendin.

    Përgjigju
  • Shiku: 03/08/2020 15:23

    Kur e mendon kete palaco e beri Berisha konsull nderi te Meksikes per shqiperine.Do te thote qe ky ishte ambasadori i miellit per ballkanin, niveli i tij eshte shume i ulet qe nga veshja dhe dieta prej derkuci,TV i tij ben propagande kunder Rames dhe qeverise bashke me ndrikullen Sonila qe ky e ka pas fiksim kur hante fara para se te behej Bos.

    Përgjigju
  • Llapa: 03/08/2020 14:51

    Uahh... Sa gjynah Sonila !!!!

    Përgjigju
    • XXXX: 03/08/2020 15:28

      Po po gjynaf i madh. Keshtu e duan te gjithe kta legenat qe jane mare me lloj lloj pislliqesh e qenlleqesh e sot hiqen si burra te mire.

    • eli: 03/08/2020 15:20

      Po mor po.Kesaj te shkretes si ecen fare!

  • Shqiptar: 03/08/2020 14:48

    Kam shprese se drejtesia me ne fund po vendoset ne vendin tone. Paste kemben e mabre Ylli Ndroqi.

    Përgjigju
  • Ela: 03/08/2020 14:44

    E po Keshtu vjen kjo Pune,banda e prokuroreve dhe e gjykatesve veriore qe zene 95% te drejtesise kane dy vjet qe mbajnae ne burg 30 veta nga jugu per 32 kg ashash,mallkuar qofshin plehrat e sales

    Përgjigju
    • Ilir: 04/08/2020 07:30

      Po pse moj Ela pak jane 32 kg? Po cne 30 veta per kaq, apo aq ju zuri policia ate dite? Ua moj Ela cna the...!

  • Hashashi: 03/08/2020 14:42

    SPAKU PO KAP ATE QE SHAN QEVERINE,,DE TRAFIKANTE DROGE KA SA TE DUASH NE SHWIPERI POR DI PREK KUDH,,KURSE POLITIKANET QE NGA NANO E DERI TEK RAMA TASHTI NUK I HETON SPAKU,,SE MUK JA MBAN TORRAGJILJA.....

    Përgjigju
  • Hoxha i ndroqit..: 03/08/2020 14:27

    Shume e bukur si perralle, per te qene e vertete! Per trafikantin me eskorte 001.... qe ska ndaluar asnje vit trafikun 99-2020 Suksese Spak, po mos perfundon me kthim sekuestro dhe me fuqizim me te madh!!! Ka dhe shume tjere meqe ra fjala, me ordiner se ky barboni konsulli i meksikes, sa turp, Ku perfundoi shqiperia me te tille diplomate per ta perfaqsuar!

    Përgjigju
  • Andon L.: 03/08/2020 14:23

    Super yacht?

    Përgjigju
  • Studenti: 03/08/2020 14:21

    Sme besohet! Me ne fund drejtesia e re po e pastron shqiperine tone nga parazitet

    Përgjigju
  • Goni: 03/08/2020 14:03

    Ka shtet apo jo! Ja qe ka me Yllin te kryqrzuar, merr fund kjo dileme. Me ne fund po kapen kokat e droges e te krimit.

    Përgjigju
    • Shqip: 03/08/2020 14:42

      Te shohim si perfundon kjo histori, apo do ja hidhni fajin prap gjykatave. Kini parasysh se nese prokuroria ben pune profesionale as gjykata nuk ja hedh dot poshte.

  • Zamira: 03/08/2020 14:01

    Kisha nje jete qe prisja te demaskohej ky njeri i inkriminuar. Bravo SPAK, me ne fund po funksionon drejtesia!

    Përgjigju
  • Ramazan Klosi: 03/08/2020 13:49

    Histori e degjuar kjo po shyqyr qe vepruan per ta kalb ne burg eshte hapi tjeter mire leket ja moren po ai do burgun

    Përgjigju
  • Petrit zylyftari: 03/08/2020 13:48

    BURG PRE YLLI NDROQIN O SPAK ... BURG

    Përgjigju
  • Spiro ramazani: 03/08/2020 13:48

    Lloni i llumit fshatar injorant qe i kapi dhembi buke do te bej dhe ky si intelektual . Ta kalbin brenda

    Përgjigju
  • Manjola koka: 03/08/2020 13:46

    Ylli qe nxin ! Te shkoj nga ka dal te qelia se aty e ka vendin

    Përgjigju
  • Klajdi Pipa: 03/08/2020 13:45

    Po shyqyr se se shikoja dit kur dilte me 40 bodigard sikur ish princi i katarit ... ky copa e hajdutit qe vinte gjoba

    Përgjigju
    • Oojg: 03/08/2020 14:31

      Kujt I vinte gjoba KY? Per ca i vinte gkobat se sma merr mendja te jete nje nga te fortet e tirones KY e te veje gjoba

  • Andi Rakipi: 03/08/2020 13:44

    I erdhi dita keti hajdutit bravo spaku policia te veproj sa me shpejte dhe ta len ne burg

    Përgjigju
  • Rudina skenderi: 03/08/2020 13:43

    Ta fusin dhe ne burg mos ti marrin vetem pronat

    Përgjigju
  • Gezim Hadergjoni: 03/08/2020 13:41

    BURG PER GJOBAXHIUN

    Përgjigju
  • Altin Marki: 03/08/2020 13:38

    I erdhi dita keti lloj monstre qe ta rrasin brenda hajdutin dhe gjobevenesin

    Përgjigju
  • tema: 03/08/2020 13:38

    Ketij i paskan rene koqet deri te gjunjet

    Përgjigju
  • jola: 03/08/2020 13:34

    nese s do e kruante me fiqte e lalit do e zgjaste shume e shume por e kruajti me gjethe fiku shpresojme mos te jete show por te jete serjoze gjithsesi do i hajne shume leke policia prokuroria gjykata

    Përgjigju
  • Lali: 03/08/2020 13:32

    Pse nuk u regjistrua

    Përgjigju
  • Lali: 03/08/2020 13:30

    Ishalla filloi me leviz dicka nga drejtesia e re,filloni edhe nga politikanet,merruani pasurite e jepja popullit.Bravo spak vazhdoni punen me ndershmeri na jepni shprese.

    Përgjigju
  • Taulant: 03/08/2020 13:30

    Tipik katundar primitiv, nuk fsheh koken gjekundi dhe te gezoje parate e pista qe ka bere, por kapardiset me televizion dhe nga 10 truproja si per t'i bere karshillek shtetit. Thug life motherf.cker hope you'll lose them all.

    Përgjigju
  • gazetari: 03/08/2020 13:28

    Katunari i shpifur qe i lepihej bytha qe nga Ilva Tare e deri te Sonila Mecja. Ky vend do behet kur elitat te distancohen nga te korruptuarit dhe drogaxhinjte. Elitat e shesin veten per dy lek e na i mbajne pilaf keto funderrina. Ku ka vend ne bote as ne Kolumbi nuk kane guxuar trafikantet te futen ne media. Keta zorraxhinj duke i uruar ditelindjen e duke i lepi komet perdite na i mbajten 10 vjet. Jazek ju qofte po hajt se i lani me ca keni

    Përgjigju
  • Emi: 03/08/2020 13:27

    Funi cofte hajre kan than.

    Përgjigju
  • Babloku: 03/08/2020 13:26

    Se kuptoj pse duhet tboje habi ky lajm. Tgjithe e dine qe Yll ndroqi ka shit tkuqe gjithe jeten. E dyta pjesa me e modhe e atyne qe jane dikush, e dine qe ky katnari ka pas probleme edhe n'austri dhe osht fakt qe atje i kane heq thojt e gishtave. Ti puntori mos shiko shume filma plako me tregime emrash politikanesh, se nuk e ka rrujt njeri k%$@ deri msot per kto gjojna. Politikanet duhet per tjera gjojna jo me hy ortake kur trafiko mall. Ik re koqe kap ate rrogen 300mije lek fund mujit ene mos bo di filozof i indinjum ktu kokerr kari

    Përgjigju
  • Spak: 03/08/2020 13:24

    Prandaj benin emisjone zheji me ate gojorsen dhe te gjithe kelyshat e tjere duke sulmuar spakun,ca behet keshtu nje trrafikant drroge pronar i nje tv kombetar bo bo bo bo bo bo

    Përgjigju
  • Enea: 03/08/2020 13:21

    Iku dhe ky zagari trafikant droge. Ky ishte ai qe paguajti 3 mln EURO Gjin Gjonin qe te lironte trafikantin kurd Abdulselam Turgut. Ketij fytyre-qenit tja marre shteti te gjitha pasurite e krijuara nga krimi, te cilat llogariten ne mbi 50 mln EURO.

    Përgjigju
  • Shikuesi: 03/08/2020 13:15

    bobo tani ngelen pa pune kurvat si puna e rozana radit...e kurva te tjera si ajo!

    Përgjigju
  • drejtesia?: 03/08/2020 13:11

    iku njeri , hajt per hajer

    Përgjigju
  • zeni: 03/08/2020 13:08

    Filloi…..

    Përgjigju
  • punetori: 03/08/2020 13:08

    Kete e nderon vetem nje gje finale. Te tregoje boset politikane me te cilet ka bere pazare. Trego per ke punoje dhe te pakten mund te kthehesh me emrin tend te vertete, po ta mbajti

    Përgjigju
  • Tutu: 03/08/2020 13:07

    Si do ja bej Sonila aman... gjithe ate dedikim per ditelindje i shkoi hyq...

    Përgjigju
  • loku: 03/08/2020 13:00

    Uaaa Sonila me Andin me Turin do dalin ne proteste. Pas langaraq Beketit do te na cajne veshet me trafikant Ndroqin. Ua mami. Si ka mundesi. Berisha do te qaje per njeriun pishtar te medias. Basha do te shkruaje ne te gjitha dipllomacite edhe ate te Mexicos

    Përgjigju
    • Ops: 03/08/2020 14:07

      Po o k... po Beketi ti perlau leket e femijve mbaj teserne e partis tani koqe kandari

  • bosi: 03/08/2020 12:58

    Jeni me shume vonese. Skandal nuk eshte sekuestrimi o shtet muti, por qe e keni lene me gjithe ate tangerllik deri sot kete plehre e gjithe plehrat qe mbroni politikisht. Terheqte zagare te tjere me vete.

    Përgjigju
    • Shqip: 04/08/2020 10:16

      I besojne moj te shkretat i besojne! Te shohim si do mbaroje kjo histori, mos jini shume optimiste!

    • SHQIPTAR: 03/08/2020 18:36

      @bosi. Gjin Gjoni do e shpallte te pafajshem. Duhej pike se pari te pastrohej drejtesia nga Gjin Gjonet me koke qeni, pastaj te pastroheshin Ylli Ndroqet&Co, sepse perndryshe Gjin Gjonet e sistemit te drejtesise do e shpallnin te pafajshem.

    • zeni: 03/08/2020 13:09

      bosi…. me pare nuk behej se poliqenerit, do e nxirrnin te palare.

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare

Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare